Ju drejtohem Ju z. Krasniqi , me kete leter miqesore ,per tju informuar pak me shume per punen dhe aktivitetin ne Mbreterine e Danimarkes . Per fat te keq u informova ,me shume vonese ,se ju paskeni inaguruar instiotucionin, me te ri te Kosoves ne kryeqytetin danez Kopenhage.
Me erdhi jashtezakonisht shume mire. Ka kohe qe flitet se do te hapet nje Konsullate e Kosoves edhe ketu ne kopenhage,sepse kemi shume bashkeatdhetare nga Danimarka qe jane nga Kosova dhe kane nevoje qe te kene dhe ata institucionin e tyre ,ku ti kryejne te gjitha nevojat e tyre ligjore ,ne lidhje me detyrimet qe kane ndaj shtetit te tyre.
Me lejo te ju uroj nepermjet kesaj letre miqesore ,urime ne detyren tuaj ,sa shteterore,aq humane ,per te gjithe shtetasit tuaj. Uroj qe te shkoje mbare . Nje falenderim i vecante shkon dhe per z. Kastriot Robo ,ambasador i Shqiperise ne Danimarke ,ku eshte nje burre shteti, qe i meriton te gjitha levdatat. Nje njeri sa profesionist ,aq korrekt,i thjeshte dhe mjaft komunikues me te gjithe,por mbi te gjitha nje njeri tolerant dhe shume i dashur per te gjithe ata qe kane patur rastin te takohen njehere me te. Ndaj ju them se do keni nje koleg dhe nje njeri te mire prane ,qe ne cdo kohe do te gjeni mirekuptimin dhe mbeshtetjen e tij te madhe. Une keto fjale i them nga pervoja ime ,sepse ai ka ditur te respektoje njerzit vertete me vlera dhe qe kane kontribuar ,pa asnje medyshje, duke sakrifikuar nga vetja ,per te ju perkushtuar pa kushte kombit dhe atdheut te tyre .
I nderuar z. Krasniqi e di se ju jeni i ri ne kete detyre,por sa per dijeni tuaj ,ketu kemi nga ato “patriote me cizme te gjata llastiku” qe e kane “gerryer” kete shtet dhe kumunitet ,duke rjepur para gjithandej dhe kane rrahur gjoksin per” patriotizem” 24 ore ne 24 dhe ma besoni keto “lepuj” qe fshihen birucave te “miut” ,si per habi dhe per cudi dalin nga “strofullat e tyre ” sapo shohin dicka ne horizont dhe mundohen te corientojne popullaten,por dhe drejtuesit e rinj te institucioneve shqiptare qe vine per here te pare ne kete shtet Skandinav,duke fshire njerzit e vertete ,aktivistet qe kane kontribuar pa asnje para,per komunitetin dhe per adhetarizem, fshijne nga lista ata qe ja kane rritur prestigjin shqiptarve dhe i kane bere ata te ndjehen mire ,ne kete shtet.
Po i shkruaj te gjitha keto duke ju bere nje REZOME ,sic i thoni Ju ne Kosove ,per te kuptuar edhe hileqaret dhe servilet qe do te vine pas,ose qe ne prezantimin e pare ,tashme te jane qepur ,pothuaj si “rrodhet” dhe do ta kesh te veshtire ti braktisesh. Ju kuptoj mire se ju doni te arrini qellimet tuaja,por do ju keshilloja nepermjet kesaj letre miqesore qe matni 100 here dhe pritni nje here- keshtu e thote populli dhe jo une i nderuar Konsull .
I nderuar z. Konsull i Kosoves !
Ndoqa takimin tuaj nepermjet fotove dhe videove te miqve te mij dhe konstatova qe Ju keni harruar pa dashje ,apo ato qe thashe me lart”patriotet” i kane fshire nga lista me qellime te pista dhe me mentalitet komunisto – enverist.
Eshte mekat te fshish ,apo te lesh jashte listes te te ftuarve ne kete inagurim solemn te Kosullates se shtetit te Kosoves , AMBASADOREN E KULTURES SHQIPTARE NE DANIMARKE , Shoqaten ALBA – DANSK.
E di ,se ju nuk e dini aktivitetin e kesaj shoqate,por po ju tregoj une qe e di mire,qe ne saje te kesaj shoqate ,shqiptari yne ndjehet krenar ,qe eshte shqiptar ne Danimarke. Per 40 vite qe mendohet, qe shqiptaret kane filluar te vine ne Danimarke eshte e vetmja shoqate ne mes te 150 shoqatave te huaja qe jane ne Danimarke dhe e vetmja qe eshte shqiptare dhe qe njihet nga te gjitha institucionet daneze dhe nga Mbreteria e Danimarkes.
A vertete nuk e merirtonte qe te kishte perfaqesues te kesaj shoqate ketu. A nuk duhet respektuar kjo shoqate nga institucionet e Kosoves ,jo vetem ketu ,por dhe ne vendelindje. Pse kjo neglizhence kaq e theksuar.
Z. Krasniqi ju kisha lutur te hulumtoni dhe te njihni kontrobuesit e vertete dhe jo njerz qe nuk levizin as nje gur nga vendi,por vec se thone nje here ne vit – Urime Pavarsia. Keto nuk i duhen as kombit as Konsullates tuaj,por as dreqit nuk i hyne ne pune.
Nje tjeter institucion,nje media e fusishme qe eshte njohur per 17 vite ,per punen e saj humanitare e kombetare – RADIO PROJEKT 21.
E dini z. Krasniqi qe ne kete radio ,jane mbledhur me miliona te holla ne ndihme te familjeve te atyre qe dhane jeten per kete Pavarsi qe ju dhe ne e festuam para pak diteve.
Mos te harrojme i nderuar z. Krasniqi ,qe nga kjo radio kane dale te hollat qe ju ndertua shtepia familjes se nje deshmori te luftes.
Ketu i nderuar Krasniqi jane mbledhur ndihma te konsiderueshme per kurimin e shume e shume femijve dhe njerzve qe kane patur besim ne punen e kesaj radioje dhe ma besoni se pjesa me e madhe e tyre kane gjete kurimin dhe sot fale kesaj radioje me te gjithe degjuesit e saj ,ato jane gjalle dhe vazhdojne jeten normalisht . Radios i vine me dhjetra urime dhe mesazhe nga keto njerez qe jane ndihmuar. Po kush eshte ajo radio tjeter ,shqipe ne Skandinavi qe e ka bere kete pune kaq madhore !
Pergjigja te vjen vetvetiu ,qe jo,ka njerez qe kan ide ,kane folur ,por vepra ,sot kerkohet vepra e jo perralla te netve te gjata te dimrit.
Si mendoni i nderuar Konsull i Kosoves ne Danimark z. Krasniqi ,a duhet nderuar e respektuar ky staf i kesaj radioje . A duhej vertete ta kishin nje ftese nga ana juaj ?
Pra dua te ju konfirmoj ,ja cfare kane bere ato ” partriotet” qe ju thashe me siper,per te demtuar imazhin e Konsullates dhe per te futur ne keto polemika shqiptare,per ti ndare ne mes vete . Kjo e demton imazhin tuaj dhe te institucionit qe Ju tashme drejtoni.
I nderuar z. Krasniqi ,mendoj se ka ardhur kohe qe te nderojme dhe te respektojme vlerat me te mira dhe jo me antivlerat ,sepse ato antivlera e demtuan shume rende qeverisjen ne Shqiperi dhe ne Kosove. Koha kerkon njerez qe japin nga vetja gjithcka per kombin dhe atdheun e tyre .
Dhe ne fund me lejoni edhe nje here te ju uroj dhe te ju deshiroj pune te mbare ,suksese ne punen tuaj ,duke ju uruar qe te keni njerez te mire dhe me shpirt human ne krahun tuaj,qe dine te nderojne e te respektojne ata qe vertete ja vlen per ti nderuar e per te bashkepunuar me ta !
Me respekt
Luigj Shkodrani
Gazetar,redaktor i programeve ne radio dhe sekretar shoqate!
Mbi te gjitha nje Shqiptar ,me shpirt e zemer shqiptari !
Danimarke 19 /2/2018
V: O – Fotoja eshte huazuar nga Google


Leave a Reply