Ali Hertica
Mos ratifikimi i demarkacionit në Parlamentin e Kosovës do jetë një pasojë për qeverisjen Haradinaj. Kështu vlerëson analisti politik Ali Hertica ku sipas tij, çdo qeveri mund të bie po që se nuk i zbaton si duhet politikat e Bashkësisë Ndërkombëtare e veçanërisht atë të SHBA-së.
Sipas tij, duke pasur si mbështetës SHBA-në, si aleat dhe mik i shqiptarëve, tani e gjithë politika që sot po reflekton në çështjet madhore dhe atë të siguresë vjen nga SHBA-t duke kontrolluar dhe ndihmuar skenën politike të Kosovës.
“ Të gjitha qeverisët apo fytyrat publike do të jenë të dëgjueshëm nga faktori ndërkombëtar për ti realizuar të gjitha aspiratat e shtet ndërtimin dhe funksionalizimi në shtet. Çdo qeveri mund të bie po që se nuk i zbaton politikat e Bashkësisë ndërkombëtare e veçanërisht SHBA-së, sepse ishin shpëtimtar dhe shtet formuesit e Kosovë. Kjo tregon se faktori ndërkombëtar ka strategjinë për ta avancuar shtetin dhe shoqërinë e Kosovës, pavarësisht se kush do jetë në qeverinë e vendit, dhe nga cili do krah politik”, ka thënë Hertica.
Ai ka thënë, se mos ratifikimi i demarkacionit në Parlamentin e Kosovës do jetë një pasojë për qeverisjen Haradinaj, ku pa dyshim se do të bie nga skena politike nëse nuk e zbaton në përditshmëri planin strategjik te SHBA-së dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.
“Sepse tani edhe faktori ndërkombëtar e ka të qartë se të gjitha pasojat për të gjitha çështjet madhore që sot subjektet politika po i lansojnë për qëllime e tyre është duke e paguar vetëm qytetari dhe askush tjetër, ku tani faktori ndërkombëtar dhe SHBA-të do marrin hapa dert realizimit të të gjitha marrëveshjet të nënshkruara në gjitha instancat Evropiane në Bruksel që ratifikohen”, ka thënë analisti politik Hertica.
botasot.info
Leave a Reply