Shpetim Polozhani
Emërtimi i vendit Gorna Makedonija, pa të drejt të përkthimit, pasi kështu do të quhet edhe në gjuhët e botës (kurthe serbo-greke- maqedonase, propozim i Kociasit) është shkatërrimtar për shqiptarët. Ky është një term që forcon unitarizmin dhe sovranitetin e maqedonasve në shtet, duke e përjashtuar gjuhen shqipe nga Tabela e Gjuhëve zyrtare në OKB.
Sipas David Ëels, shtet unitarist mund të jetë një shtet që ka nen 5% të etnikumit tjetër.
Maqedonia është shtet multietnik dhe multikulturor. Multietniciteti dhe multikultura duhet të shprehet edhe me emrin e shtetit.
Shembull i mirë është Kanada anglofone dhe Kanada frankofone. Emri dhe simboli i përbashkët-jo ekskluziv; gjethi i rrapit në flamur i ka përfaqësuar të dyja kombet me emërtimin Kanada.
Maqedonasit le të zbresin nga retë e hegjemonizmit dhe ekskluzivitetit, dhe, bashkë
me shqiptarët le të vendosin për emrin. Le të mbështeten vetëm tek shqiptarët (gjashtë milionë) se, vetëm ata nuk duan ti asimilojnë.
Le ta dijnë ndërkombëtarët dhe maqedonasit se nuk do ta kenë përgjithmone Ramen, Thaçin (e Kosovës) dhe Ali Ahmetin. Nuk mashtrohet arusha me kulaç.
Ps. edhe në ’91, kundër dëshirës së shqiptarëve u miratua Kushtetuta, emri, referendumi, flamuri…. por, koha i ndryshoi të gjitha.
gazetashqiptari.com
Leave a Reply