Gazetari Mentor Kikia një një status në Facebook shkruan se, ndërhyrja jonë me ndërtime vend e pa vend, pa kriter, sjell edhe faturën, që duhet të paguajmë nga përmbytjet.
“Për 27 vjet me radhë ne ndërtuam ku deshëm, ku mundëm. Pa marrë parasysh asgjë, pa asnjë planifikim urban, pa projekte. Ndërtuam mbi kanale e në kanale, pranë lumit e në shtrat të lumit, nëpër fusha, pa rrugë e pa kanalizime. Për më shumë se çerekshekulli shkatërruam e lamë të shkatërrohet infrastruktura kulluese e ndërtuar në dekada gjatë regjimit komunist. Shkatërruam lumenjtë e pyjet.
Ndërsa sot jemi duke marrë mbrapsht faturën e kësaj sjelljeje. Qeveritë premtojnë se do të marrin masa, por edhe vetë e dinë që është e kotë.
Në mënyrë sistematike, duket se i kemi bërë vendit atë që nuk do t’ia bënte dot asnjë pushtues. Çdo vit qeveria duhet të heqë një zë më vete në buxhetin e shtetit për të çdëmtuar pasojat e përmbytjeve. Ndërsa mijëra familje, çdo vit duhet të jetojnë me ankthin e hakamrrjes së natyrës. Askush nuk mund të na e bënte më pak të jetueshëm vend tonë sesa ne vetë. Dhe e gjithe kjo ndodh ne kushtet kur ndryshimet klimatike e kane bere motin me agresiv dhe shkaterrimtar. Ne vend qe ta pengojme, ne i jemi bere krah te keqes qe po na varferon çdo vit e me shume”, shkruan Kikia.
pamfleti.com


Leave a Reply