Një prej dasmave më të përfolura të kësaj vere, e cila u parapriu shumë të tjerave VIP, ishte ajo e Turit dhe Orindës, më 27 korrik. Festa e madhe që mblodhi shumë prej personazheve të njohur në një ceremoni madhëshore, mori vëmendjen maksimale të të gjitha mediave për ditë me radhë. Gati çdo detaj u komentua gjatë dhe për disa herë. Nusja dhe dhëndri dhe të gjithë të ftuarit iu gëzuan festës deri në orët e para të mëngjesit.
Pas dasmës, edhe muaji i mjaltit nuk ishte më pak i komentuar. Turi dhe Orinda, zyrtarisht të martuar, nisën të nxirrnin edhe “problemet” e para të bashkëshortit përkatës.
Ndërsa tani, prej disa javësh të dy i janë kthyer punës – në studiot e tyre, me programet e tyre në Tring dhe Vizion Plus, por nuk i kanë lënë mënjanë edhe planet personale.
Gjatë këtij emisioni ai është shprehur për dashurinë që e lidhe prej 10 vjetësh me bashkëshorten e tij, Orinda Huta.
“Orinda është zbulim i vazhdueshëm përveç bukurisë kryeneçësisë, më është dukur prepoetente dhe asaj i dukesha arrogant. Duhet të them se ajo ka shikim të rëndë në fillim nisi, si një lloj stopimi reciprok derisa arritëm këtu ku jemi.
Orinda ka një raport me të drejtën dhe është një njeri që evolon nuk ka qetësi, nuk jam ndjerë monoton asnjëherë. Madje duhet të them se në nuk bëjnë kompromise dhe tashmë jemi kokë e këmbë të përfshirë më njëri-tjetrin uroj deri në pafundësi,”-është shprehur Turi.
Për më shumë se 6 muajsh, Turi iu përgjigj edhe pyetjes që të gjithë ia kanë bërë pas martese: “Kanë plane për t’u bërë prindër së shpejti?”
“Tri herë në ditë” – tha Turi menjëherë dhe i gjithë publiku e shoqëroi të qeshurën e tij me duartrokitje. Duke vijuar të tregojë më shumë për profilin e Orindës edhe në shtëpi, Turi tha se, ndryshe nga ai, ajo “ka një dimension tjetër që njerëzit nuk e njohin. Orinda është fantastike për të administruar, është e zonja në gjithçka. Unë nuk jam dot kështu”.
Me këtë ai tregoi se edhe kur të vijnë fëmijët, kurdo qoftë e thënë koha, ajo do të jetë sërish një nënë e miradministruar dhe një menaxhuese mjaft e jetës së re. Kështu që Turi nuk i druhet as atij momenti të ri të jetës. Është i mirëpritur!
© SYRI.net
Leave a Reply