Trupi i pajetë i gazetares Adelajda Xhamani po përcillet për në banesën e fundit.
Familjar, miq , kolegë dhe të afërm, mes dhimbjesh dhe lotësh i dhanë lamtumirën e fundit gazetares 31 vjeçare.
Adela Xhamani ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme pas një arresti kardiak në shtëpinë e saj në zonën e Freskut.
Largimi i parakohëshëm nga jeta i gazetares tronditi mbarë opinionin publik.
© SYRI.net
Nisin homazhet/ Miq e të afërm i japin lamtumirën e fundit Adelajda Xhamanit

Ashtu siç u njoftua edhe më herët , homazhet për gazetaren AdelajdaXhamani, e cila u nda nga jeta mëngjesin e ditës së djeshme pas një arresti në zemër, po mbahen në qytetin e saj të lindjes, atje ku jetoi dhe punoi për shumë vite.
Mes dhimbjesh dhe lotësh miq , kolegë dhe të afërm, janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetares së nohur, e cila u nda nga jeta në kulmin e rinisë.
Ceremonia e lamtumirës për Xhamanin po mbahet Kinemanë e qytetit të Kavajës.
Adelajda apo Adela siç e thërrisnin miqtë, ishte vetëm 31-vjeçe, me projekte, ide dhe ëndrra për të vijuar përpara me gazetarinë, por që fatkeqësisht rrugëtimi i saj në këtë jetë u pre në mes.
—————————————–
Homazhet për Adelën…Këngëtarja Irma Libohova nuk ndal lotët

Në qendrën kulturore të qytetit të Kavajës janë duke u mbajtur homazhet për gazetaren Adelajda Xhamani.
Gazetraja e njohur u nda nga jeta mëngjesin e së djelës në banesën e saj në Tiranë ku gjendej e vetme.
Nga homazhet për Adelën, gazetaren e dashur që humbi jetën mëngjesin e djeshëm, këngëtarja Irma Libohova është mbytur në lot.
“Shpresoj që të përmbaj lotët deri në fund të kësaj fjale. Dje ishte e dielë dhe ishte dita kur nusërohej. Adelën e kam njohur përmes miqve të përbashkët, dhe jemi bërë bashkë edhe në evente.
Kam krijuar bindjen se ishte një vajzë me këmbë në tokë, po vdekja nuk paska rradhë. Shpresoj që ajo të prehet në paqe, dhe nëna e saj të përballojë këtë ngjarje të kobshme”, u shpreh mes lotëve këngëtarja Libohova.
——————————-
Vdekja e Adelës/ Shpërthen Bjordi: Jeni fëlliqësira…

Ish i fejuari i gazetares Adelajda Xhamani, Bjordi Mezini ka reaguar për herë të dytë publikisht pas ndarjes nga jeta të Adelës.
“Mendoni se mendimi juaj i cekët dhe i ligë është i vlefshëm, por nuk i duhet askujt. Flisni vetem sepse keni mundesi ta bëni, por nuk kam nevojë për ju. As Për like-t tuaja ose per follow-in tuaj… Tani tërhiqni like-un tuaj mbrapshtë dhe vazhdoni te parazitoni në te vetmen botë ku ndjeheni të rëndësishëm, ajo virtuale”, shkruan ai mes të tjerash në rrjetet sociale.
Reagimi i Plotë
Shkruaj kto fjale tani sepse e di qe nesër do qetësohem dhe do vazhdoj tju injoroj sic ju kam injoruar gjithmonë.
Por sot jo, sot dua t’ju shfrytëzoj për të shkarkuar sa do pak nervat dhe dhimbjen qe kam brenda. Të beheni dhe ju të dobishëm një here ne jetë.
Ju, që mbushni boshllëkun e jetës tuaj me fatkeqësitë dhe gëzimet e njerëzve qe as nuk njihni dhe as nuk kuptoni dot.
Juve dua tju them qe urrej çdo gjë që përfaqësoni: injorancë , ligësi, boshllëk.
Ju jeni e keqja më e madhe e kti vendi.
Ju qe vendosni nëse është e drejtë të qajme një njeri të dashur ose jo.
Ju, analfabeta funksional që gjykoni kur është vonë dhe kur është herët per të kerkuar falje.
Ju që e mendoni veten juri, gjykatës dhe xhelat.
Ju qe nuk njihni dashuri por vetëm urrejtje.
Ju më shkaktoni vetëm neveri.
Jeni fëlliqësira me e ndyre qe mund te jetoj në një shoqëri civile.
Jeni pa vend, jeni pa shpresë dhe jeni të kalbur.
Mendoni se mendimi juaj i cekët dhe i ligë është i vlefshëm, por nuk i duhet askujt. Flisni vetem sepse keni mundesi ta bëni, por nuk kam nevoj per ju. As Per like-t tuaja ose per follow-in tuaj.
Asnjeri ka nevoj per ju.
Do thoja qe jeni për të ardhur keq, por e vërteta është që për të ardhur keq është toka e shkretë qe ka taksiratin tju mbaj gjall me oksigjen falas.
Ju kanceri i kesaj bote nuk meritoni as mallkim, sepse të mallkuar keni lindur.
Por gjëja më e trishte është qe gjithsesi nuk do kuptoni dot kto fjalë që po lexoni sepse jeni të vonuar dhe truri juaj i nën zhvilluar nuk ju lejon te bëni një analizë të saktë.
Por siç thashë më sipër, sot ju shfrytëzova unë, sepse kisha nevoj per ju.
Dhe pse nuk do sjelli asnje ndryshim ne jeten tuaj mizore dhe as tek e imja, te paktën sot shkarkova pak nga inati që kam më padrejtësinë e botës në këtë ditë e zezë per mua.
Tani tërhiqni like-un tuaj mbrapshtë dhe vazhdoni te parazitoni në te vetmen botë ku ndjeheni të rëndësishëm, ajo virtuale.
Me mosrespektin maksimal.
Sinqerisht, Bjordi
——————–
‘O Zot po më pushon zemra…Çohu nga ai krevat i shëmtuar’/ Mesazhi i balerinës së njohur për Adelajden
Gazetarja Adelajda Xhamani ndërroi jetë pas një arresti kardiak, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Vuajtja ka pushtuar miqtë e saj më të afërt nga kjo humbje e papritur në kulmin e rinisë të gazetares.
Balerina e njohur Isida Mollaymeri ishte një prej mikeshave të saj më të afërta që ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje.
“O Zot te pergjetohem kujdesu per te ti gjithmon thoshe se une jam e fort, a do mundesh tme falesh qe sot jam pertok,a do me falesh qe sot spo duroj dot, a do mundem une tet fal qe ike nga kjo bote… shpirti po me qan e zemra po me pushon… ne pjese e imja me sjeton,nje A e imja u shua…
Adela ime ti ,e bukra ime ti , sa vlere ka tet them se do me mungosh shume kur jam e pazonja e pafuqishme tet coj nga ky krevati shemtuar, tet coj qe tet perkedhel floket e tu te bukur,Une po te therras e ti spo me degjon , thacka jote sot ka nevoj per ty ka nevoj qe ti tme pergjigjesh
O Zot pse na e more… o Zot ma kthe”, shkruan balerina e njohur në Instagram.
Balerina e njohur në postimet e saj të nëj pasnjëshme ka treguar disa nga momentet e tyre më të bukura krah të cilave lutet që ajo të kthehet dhe ky lajm të jetë një ëndërr e keqe.
———————————
Mamaja e Bjordit ka një mesazh për Adelën: Një gjë nuk e bëre mire zemra …

E ëma e Bjordit, ish-partnerit të Adelajdës, gazetarja që u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, i ka shkruar disa fjalë të prekëse.
Mes dhimbjesh, Antoneta Nushi i drejtohet Adelës, duke i thënë se vetëm një gjë nuk ka bërë mirë: Që s’ka menduar për të ëmën, të cilën e kishte mbretëreshën e saj.
“Me dhimbjen që nuk ma përballon shpirti, po te shkruaj e dashura Adelajda..
Ti hyre në jetën tonë, me çiltërsinë tënde, dhe le aty vetem dashuri….
Ishe një nga krijesat më speciale dhe më korrekte që kam njohur dati tani dhe do të mbetesh gjithmonë në shpirtin tim si modali i vajzës së vërtetë shqiptare. Një gje nuk e bëre mire zemra ime….nuk mendove për mamin tënd që të kishte pikë të dobët,e siç e therrisje ti (mbretëresha ime).
Nuk dua ta besoj akoma ikjen tënde kështu pa pritur, por jam e dindur, që zoti te cilin ti e besoje dhe e doje shumë, të perzgjodhi per vehten e tij.
Sigurisht atje në parajsë do te shkëlqesh si nje YLL dhe do të jesh Engjëlli më i bukur dhe më i vlefshëm..
I pa harruar kujtimi yt….
Te puth fort.
Adelajda Xhamani,” shkruan Nushi.


Leave a Reply