Diplomati shqiptarë në shtetet Europiane z.Arben Hoxhaj në një fjalë rasti drejtuar banorëve të Komunës së Tearcës ju tha:
” Përshëndetje të respektuar banorë të Komunës së Tearcës, unë sonte ndihem i privilegjuar dhe i nderuar që gjendem në mesin e fitimtarëve, në mesin e njerëzve që e ndryshuan pamjen e kësaj Komune.
Unë këto vendbanime i njoh qëmoti, por punën kryetarit Isen Asani e kam ndjek nga afër, pasi që edhe lidhjet shoqërore dhe familjare më kan lidhur që të vizitoj më shpesh këto vendbanime dhe të ndjek nga afër ndryshimet dhe zhvillimin e hovshëm që e kishin këto vendbanime gjatë kësaj periudhe nën udhëheqjen e z.Isen Asani dhe me plot bindje ju them, keni fatin që të votoni një njeri siç është Isen Asani!
Vendbanimet e Komunës së Tearcës sot i shoh me rrugë të asfaltuara, me ndriçim publik, rrugë pa gropa, me trotuare që pothuajse ju ngjasojnë fshatrave të shteteve të Europës, ju që jetoni këtu jeni mësuar me ndryshimin dhe ndoshta nuk e vëreni sa duhet, por ne që ikim një kohë dhe kthehemi pas një kohe, ndryshimin e vërejmë shumë më shumë se sa ju që jeni këtu! ”
Burimi – BDI- Tearce


Leave a Reply