Një vrasje me thikë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shkodër. Burimet paraprake thonë se xhaxhai ka vrarë nipin pranë tetarit “Migjeni”, por shkaqet e krimit ende nuk dihen.
Viktimë e krimit ka mbetur Mirasd Kuçi dhe si autor të dyshuar të krimit, policia ka arrestuar shtetasin Buajr Kuçi.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të nisur punën për zbardhjen e vrasjes. Mësohet se disa persona janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit okular.
Paraprakisht thuhet se konflikti që ka marrë jetën e Mirsad Kuçit ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Si viktima ashtu dhe autori jetonin nën një çati dhe kishin oborr të përbashkët, dhe pikërisht në banesë dyshohet se ka ndodhur edhe krimi.
Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, ndërsa 62-vjeçari nuk ka tentuar të largohej, por ka qëndruar në banesë duke pritur forcat e policisë.
Mësohet se Mirsad Kuçi ishte baba i dy fëmijëve të mitur dhe jetonte së bashku me babanë e tij. Ndërkaq, i arrestuari pritet të merret në pyetje për të shpjeguar me hollësi motivet e krimit dhe rrethanat që e çuan të godiste me thikë nipin.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply