Në Shqipëri është keqësuar situata e prodhimit të energjisë elektrike për shkak të thatësirës së tejzgjatur, por edhe menaxhimit jo të duhur të rezervave ujore gjatë muajve të fundit. Aktualisht importohet rreth 80 përqind e energjisë për nevojat e konsumatorëve, ndërkohë që hidrocentralet e vendit punojnë në kuotat minimale, kryesisht për të ruajtur parametrat e tyre teknikë. Importi i lartë i energjisë pritet të ndikojë në treguesit financiarë të koorporatës dhe zvogëlimin e investimeve të parashikuara në këtë sektor.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply