Nga Patty Haxhiaj
Me lëvizjen e lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në : Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni,Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani,Luksemburg, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani,Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Lihteshtein, San Marino për një afat tre mujor ka sjellë një punësim të veçantë të shqiptarëve në këto shtete. Edhe pse me ligj nuk lehohen të punojnë, shqiptarët e përvuajtur nga papunësia gjithnjë e më shumë po gjejnë mundësi punësimi në këto shtete.
Në Zvicër ku jetojnë më shumë se dhjetë mijë kosovarë të cilët për arsye ekonomike kanë emigruar në shtetin më të pasur të Evropës si para lufte dhe pas lufte duket se shqiptaret kanë gjetur një treg të ri punësimi klandestin. Shqiptaret punojnë si baby sitter në familjet e kosovarëve me një pagë që shkon në 500 eruo dhe ku u ofrohet ushqimi dhe fjetja. Fakti që gratë shqiptare e dinë gjuhën shqipe dhe dashuria e kahershme e kosovarëve për t’i mësuar gjuhën shqipe fëmijëve të tyre duket se e ka favorizuar këtë ushtri grash që nga të gjitha krahinat e Shqipërisë udhëtojnë drejt këtij vendi të ri punësimi. Nëse do të hapësh gazetat e njoftimeve në Shqipëri do të gjesh oferta të pafundme familjesh kosovare që kërkojnë të punësojnë gratë shqiptare për të mirërritur fëmijët e tyre dhe për tu kujdesur dhe për punët shtëpiake. “Kosovarët janë familjarë shumë të mirë, njerëz të ndershëm që adhurojnë familjen dhe fëmijët e tyre dhe që e duan marrëzisht gjuhën shqipe”, Thotë Rudina, një grua 42 vjeçare nga Tirana që e ka eksperimentuar këtë punë për të disatën herë. “Nuk gjejmë punë në Shqipëri, dhe kjo është një mënyrë e mirë për të fituar disa lekë të thata dhe për të rimëkëmbur ekonominë e familjes sime “, thotë ajo. “Sigurisht që është një sakrificë ekstreme se lë gruan dhe familjen tënde për të shërbyer diku gjetkë”, deklaron gruaja. Shqiptarët dhe në këtë punë të zezë janë treguar inteligjentë. Ndonëse ligjet në fuqi nuk e lejojnë këtë gjë, ato kanë gjetur mënyra alternative për tu punësuar. “Biletat e udhëtimit i paguan familja pritëse dhe në kufi deklarojmë që po shkojmë tek një i afërm”, thotë gruaja që është shumë e kënaqur me këtë punësim të ri. “Një baby sitter vendas do t’i kushtonte shqiptarëve të Kosovës shumë shtrenjtë, ndaj kanë gjetur këtë mundësi alternative. Jemi të kënaqur të dyja palët”, thotë ajo për InfoPress.
Zvicra është një prej vendeve më të bukur dhe më të mirëpaguar të Evropës ku shqiptarët e Kosovës prej vitesh janë rregulluar mirë dhe kanë ngritur një mirëqënie të lakmueshme për të gjithë. Por është prej vendeve që këtë lloj punësimi nuk e miraton me ligje dhe me metoda implementuese ndaj shqiptarëve. Është shumë e vështirë për t’u pajisur me leje qëndrime të rregullta. Ky fenomen po vihet re dhe në vende të tjera si në Gjermani, ku familjet kosovare tashmë të modernizuara dhe të përshtatura me ekonominë e vendeve ku jetojnë kanë gjetur mundësi punësimi si për burrin dhe për gruan. Nëse tradicionalisht familja kosovare është dalluar për punë të burrit dhe gruaja me detyrën që të rriste fëmijët dhe të kujdeset për shtëpinë sot pjesa më e madhe e tyre kërkojnë të punojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre me këto alternativa moderne. Po kush e ka përcaktuar shifrën 500 euro me të cilat paguhen këto gra e vajza shqiptare në një kohë kur dihen rrogat e majme që marrin kosvarët në Zvicër. Sigurisht që janë bërë mirë llogaritë duke u përshtatur me shifrat që sot kanë pagat e Shqipërisë dhe është marrë një trend i caktuar. Lind pyetja normale: a është kjo një formë “robërimi”? Sigurisht që po. Por deri sa të dyja palët janë të kënaqura dhe është një formë mbijetese që ndihmon të dyja palët mund të merret si një formë alternative punësimi ku të dyja palët shfrytëzojnë njëra-tjetrën…
http://gazetainfopress.com/


Leave a Reply