Policia australiane njoftoi se ka ngritur akuza për terrorizëm ndaj dy vëllezërve. Akuzat lidhet me një përpjekje të dyshuar të tyre për të vendosur bombë në bordin e një avioni pasagjerësh të kompanisë “Etihad Airways” të Emirateve të Bashkuara Arabe, që do të nisej nga Sidnei muajin e kaluar.
Bëhet fjalë për 49 vjeçarin Khaled Khayat dhe 32 vjeçarin Mahmoud Khayat, të akuzuar për planifikimin e një akti terrorist.
Sipas policisë, komploti drejtohej nga grupi i Shtetit Islamik.
Zëvendës komisioneri i Policisë Federale të Australisë u tha gazetarëve se një nga vellëzërit u përpoq të fuste në bagazhin e avionit një valixhe me një pajisje shpërthyese brenda. Sipas policisë nuk është e qartë se pse çanta nuk kishte kaluar procesin e kontrollit.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen një person i tretë mbahet në paraburgim, ndërsa një i katërt është liruar dhe ndaj tij nuk është ngritur ndonjë akuzë.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply