Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e hënë një 28 vjeçare me akuzën e mashtrimit. Duke u paraqitur si koordinatore e një shoqate, Klodiana Kuqi u premtonte qytetarëve punë në institucione shtetërore, kundrejt shumave që kapnin vlerën nga 500 deri në 2000 euro.
Por sipas burimeve të Dritare.net, Kuqi është një mashtruese profesioniste. Ajo së bashku me bashkëpunëtoren e vet kanë mashtruar shumë njerëz duke hyrë edhe në familjet e tyre. Paraqiten si përfaqësuese të shoqatave dhe tregojnë një jetë që nuk është jeta e tyre, madje arrijnë deri aty sa të tregojnë një jetë të gënjeshtërt. Arjana nga qyteti i Elbasanit (emri është i redaksisë) tregon se Kuqi tentoi ta mashtronte duke përdorur rrjetet sociale.
“Erdhi në biznesin tonë duke kërkuar bashkëpunim. Hyri brenda grupit tonë duke mësuar çdo gjë, madje krijoi miqësi me njerëzit përreth nesh. Ndërkohë që ne ecnim me idenë e bashkëpunimit, ajo kishte ngritur mashtrimin në rrjetet sociale. Nëpër komente dhe postime në Facebook, aludonte për një lidhje me burrin tim. Në çdo foto thoshte se ishte me të, ndërkohë që ai nuk kishte lidhje fare dhe sigurisht që nuk ishin bashkë. Kur më thanë njerëzit që i kishin parë komentet, mbeta e befasuar. Unë e njoh burrin tim, e di që nuk më tradhton. Pasi nuk reagova se e kuptova që ishte një mashtruese ordinere, shoqja e saj filloi të më çonte mesazhe për të treguar se çfarë kishte ndodhur mes Klodianës dhe burrit tim. Femra të ulëta që kishin qëllim të na bënin presion dhe më pas të na merrnin para ose të na ndanin. Nëse ne do kishim një lidhje të dobët do na kishin shkatërruar dhe do na vidhnin”, thotë Arjana.
Ajo tregon më tej se Klodiana mashtron edhe për jetën e saj. “Hedh foto dhe vende që nuk ka shkuar kurrë. Gjen foto të ngjashme, dhe i shpërndan në Instagram dhe Facebook. E të gjitha fotot i ka me kurriz dhe asnjëherë me fytyrë sepse nuk është ajo dhe nuk ka shkuar në të tilla vende. Futet kudo ku ka aktivitete kulturore, merr pjesë në to për të gjetur viktimën e radhës. Ajo është e rrezikshme. Ka pasur shumë denoncime kundër saj, sepse janë të shumtë ata që i ka mashtruar. Por, asnjëherë nuk është dënuar për ato që bën. Ndaj shpresoj që kësaj here ta fusin në burg dhe të marrë dënimin më të keq. Në të kundërt, ajo do të shkatërrojë shumë jetë njerëzish”, tregon Arjana./Dritare.net

Leave a Reply