Tringa Rexhepi është një artiste e kompletuar; këngëtare, kantautore, aktore. Që e vogël ka pasur pasion artin, muzikën, aktrimin, ushtrimin në piano.
Ka lindur në Perlepnic në Gjilan të Kosovës, ku ka kaluar një fëmijëri të lumtur deri në moshën 8 vjeçare, bashkë prindërit e pesë me motrat e vëllezërit.
Prej luftës ajo jeton në Kanada, ku është e angazhuar si aktore e këngëtare. Pas dy këngëve të saj në gjuhën angleze, ajo nuk e harroj edhe publikun shqipëtarë, për të cilët kompozoj këngën “Pa ty”.
“Ju përshëndes të gjithëve prej Kanadës me klipin timë të parë të këngës “Pa Ty”!

Jam shumë e lumtur që edhe pse vetëm 8 vjeçare kam qenë kur kam ardh në Kanada, arrita të shkruaj dhe kompozoi këngën time të parë në gjuhën shqipe.
Shpresoj që do t’ju pelqej. Ju dua gjithëve” ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Dëgjojeni këngën: PA TY
revistaporta.com/


Leave a Reply