Partitë kryesore të koalicionit qeveritar filluan në Tiranë përzgjedhjen e kandidaturave për postin e presidentit të Republikës, menjëherë pasi në parlament u tejkalua pa kandidat edhe raundi i tretë.
LSI mblodhi formuet drejtuese dhe, sipas njoftimeve të shtypit vendas, ka bërë gati dy emra si kandidatura për president, një prej të cilëve mund të jetë edhe kryetari i parlamentit, Ilir Meta.
Ndërkohë edhe PS mblodhi forumet drejtuese, ku po diskutohet e njëjta temë.Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi në seancën ku skadoi pa kandidatura edhe raundi i tretë i zgjedhjes së presidentit, se deri shumica priti opozitën, por tani procedurat kushtetuese duhet të shkojnë më tej dhe në seancën më të afërt.
Ai theksoi se PS i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e ri edhe pa votat e LSI-së, ndërsa opozita nuk merr pjesë në parlament prej afro dy muajsh.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply