Eshtë ndarë sot nga jeta Ndue Shyti, mjeshtri i i çiftelisë i nderuar me titullin “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit” .
Ai u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare.
Nëse për Moxartin është thënë se ai ishte vetë muzika, për Ndue Shytin mund të thuhet se ai simfoninë e tij muzikore e krijoi vetëm me çiftelinë me dy tela prej drurit të manit dhe bilbilin prej gështenje
Ndue Shyti kishte 60 vjet në Radio dhe Televizion me pjesët e tij instrumentale. Në koleksionin e tij kishte 17 çmime, urdhra e medalje kombëtare e ndërkombëtare dhe 4 çmime lokale, Po kështu për instrumentistët popullorë ka disa vite që jepet çmimi “Ndue Shyti”.
Ndue Shyti lindi më 10 shtator 1934 dhe qysh fëmijë ai i binte çiftelisë në vendlindjen e tij në Gojan, buzë Fanit të Madh. Ai do të ishte jo vetëm instrumentisti numër një i çiftelisë, kësaj vegle magjike, në krejt botën shqiptare, por dhe krijuesi i një orkestrine me 100 instrumentistë popullorë në ansamblin “Puka”.
‘
Koha Jone
Leave a Reply