Shqiptarët ky popull me shpirtin human i mban veshët hapur dhe i gjindët njëri – tjetrit në ditët e tyre kur ka nevojë . Prej 16 vitesh që ka startuar me programet e veta Radio Projekti 21 ,në Kopenhagen të Danimarkës nuk i është ndalur për asnjë cast aksioneve humanitare. Është një listë e gjatë ,që nuk ka fund ,duke ndihmuar familje në nevojë,bashkëqytetarë që nuk mund të përballojnë shpenzimet e operacioneve, veprimtarë të ndryshëm, ushtarë të UCK,familje të dëshmorve. E vargu është shumë – shumë i gjatë. Nuk ndalen për asnjë cast edhe pse në këtë radio kontribohet me pune vullnetare nga ana e moderatorve. Radio është e shtrirë në të 7 ditët e javës me program. Sa kënaqësi ! I dëgjon bashkëatdhetarët tek komunikojme ,flasin për artin ,kulturen traditën,por pse jo dhe ajo që na shqetëson të gjithve politika e ditës. Nuk janë të kënaqur ,sidomos mërgimtarët ,se zemra u gufon ,kur shohin se si jetohet në shtetet ku ata jetojnë e punojnë cdo ditë dhe duan që edhe Ilirida ,Kosova ,Shqipëria dhe të gjitha trevat shqiptare të jenë ashtu,por politika e ka bllokuar ecurinë ,përparimin,kuptohet për interesat e veta. Shpesh krijohet në radio debate të forta,por që në fund ,mbesin miq e shokë,familjarë të mirë dhe vetëm kur e dëgjon në radio shkojnë për pushime në vendlindje i gjen përsëri bashkë duke pirë një kafe në Kacanikun legjendar ,në Prishtinë,apo në Shkup. Me të drejtë Drejtori i kësaj radioje z. Havzi Sulejmani ,përndryshe Xhaxhi i njohur nga të gjithë thotë : Familja e madhe e radio Projektit 21 dhe Ngado që shkoni Projektin merreni me vete” . Janë këto dy shprehje që janë sinonimi më i bukur i veprimtarisë së kësaj radioje më të degjuar në diasporë.
( Foto e djaloshit 17 vjecar , Arkalit)
# # #
Ditët e fundit një telefonatë i një nënë nga Gostivari , për djalin e saj 17 vjecar ,që vunte nga sëmundja e rëndë e kancerit ,coi peshë zemrat e mërgimtarve tanë dhe si asnjëherë tjetër u bashkuan për ta ndihmuar këtë familje ,që për fatin e keq para pak kohësh kishte humbur edhe bashkëshortin,babain e djaloshit 17 vjecar,po nga kjo sëmundje,por djaloshi Erkal ,kishte shance për të jetuar ,por që duhej që këtë operacion ta kryente diku në europë,por gjendja e familjes ishte e mjeruar. Nëna shikonte fëmijën dhe heshtëte ,se nuk kishte mundësi ta ndihmonte.Sytë e saj vetëm lotonin. Ato pak të holla që kishte i përdori për të bërë seanca kontrolli në Maqedoni,por kërkohej më shumë . Operacioni kushtonte shumë shtrejtë dhe nuk mund të kryehej në Maqedoni dhe nëna vetëm qante ,duke parë gjendjen e rënduar të djaloshit . Por nuk thonë kot Zoti është i madh dhe ja ku qëlloi kjo radio ,me njerëz human dhe sapo u informuan për rastin në fjalë ,ato e shpallen si aksion.Në krye të këtij aksioni u vunë një aktivist i njohur në Danimarke ,Behlul Behluli dhe si përfaqësues i tij në radio Moderatori i ditës së shtunë ,njëkohsisht dhe drejtori teknik i Radio Projektit 21 , Shpëtim Xheladini ,apo ndryshe sic njihet Timi . Ditë e netë pa gjumë ,jo vetë pune në studion e radios,por edhe në terren ,në biseda me afaristë të njohur në Danimarkë dhe kudo përkrahje ,kudo mbështetje për të grumbulluar shumën e kërkuar. Të gjithë në këmbë . Ishte një perkrahje e jashtëzakonte . Bashkëatdhetare edhe pse kishin dhënë një here ndihma,përsëri thërrisnin dhe jepnin përsëri . Adoleshent ,moshatarë të Erkalit .këtu ne Danimarkë shkonin në shkollë dhe mblidhnin të holla dhe vinin në radio për ti dorëzuar. Një vajzë e re nga Amerika dhe dëgjuese e rregullt e radio projektit 21 ,Laura ,me të dëgjuar këtë rast ajo trokiste derë më derë, në markete e firma dhe mblidhte ndihma për djaloshit ,por lotët e saj nuk kishin të pushuar. Ajo kish humbur njeriun e vet më të dashur.kohë më parë , nga kjo sëmundje dhe e dinte mirë cfarë është semundja e Erkalit ,ndaj bënte cmos që sa më parë të grumbulloheshin të hollat . Nuk ndalonte vajza ,sa në internet duke shpërndarë njoftimin ,po aq tek familjarët ,shokët e shoqet e saja ,miqtë dhe dërgoi një shumë të konsiderueshme. Jo pa qëllim të gjithë dëgjuesit e falenderonin për punën e saj të palodhshme. Ajo u bë si një protogoniste e këtij aksioni. Kjo është pasqyra më e mirë e brezit të ri, të atij brezi që ne duam. Nuk u deshën më shumë se tre fundjava dhe me datën 26 në orën 22 .38 minuta , Moderatori Timi thotë në mikrofon ,duke i rrjedhë lotët : – Të dashur bashkëatdhetare,dëgjues të radio Projektit 21 aksioni përfundon këtu ,shuma e kërkuar u realizua me sukses të plotë. Ju falemnderit shumë të gjithve dhe nuk mund të shkonte më tej se duartrokitjet e mysafirve në studion qendrore, ja prenë bisedën në mes. Lot geëzimi nga të gjithë. Ishte një ndër rastet e rralla që ky aksion përfundoi në këtë menyrë,me lot gëzimi dhe me duartrokitje edhe pse ishin organizuar shumë e shumë aksione te tjera humanitare ,nga mikrofoni i kësaj radioje. Me qindra mesazhe moren atë natë, që ishte e pamundur leximi i të gjithave. Të gjithë uronin organizatorët ,dhuruesit dhe i dëshironin Erkalit ,djaloshit nga Gostivari ,shërim të shpejtë ,duke shpresuar në Zot se zëri i tij do të dëgjohet një ditë në valët e radio Projektit 21,duke na treguar se sot unë jam këtu dhe jeta vazhdon me ritmin e saj.
Në fund të këtij shkrimi të shkurtër ,dua edhe une ti falenderoj këto njerëz humanitar ,që janë gjithmonë aktiv ,për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe nuk ndalen ,vec me veshin hapur rrinë për të bërë cmos ,që të ndihmojnë njerëzit në nevojë ,që edhe ata të gëzojnë ditë me të bukura.
Jam krenar që jetoj në këtë komunitet me njerëz të mirë dhe human !
Luigj Shkodrani – Danimark


Leave a Reply