Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë vizitës në Sarajevë, ka kërkuar nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës që ta rishqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.“Kam përshëndetur agjendën e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës për iniciativën dhe organizimin në fund të muajit maj të këtij viti të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Sarajevë, duke e konsideruar atë pjesë të kontributit që jep Bosnje-Hercegovina për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë. Në këtë aspekt, kërkova rishikimin e qëndrimit nga Bosnja-Hercegovina për njohjen e Republikës së Kosovës dhe të dokumenteve të saj, duke shprehur besimin se ky veprim jo vetëm që do t’i hapte rrugën normalizimit të marrëdhënieve mes Bosnje-Hercegovinës e Kosovës, por do të kishte një impakt shumë të rëndësishëm e pozitiv, për të gjithë rajonin e Evropës Juglindore”, ka thënë Nishani në konferencën e përbashkët me kryetarin e Presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply