Ta nisësh politikën me Bushin e parë, ta vazhdosh me Clintonin, Bushin e dytë, Obamën, Trumpin e parë, Bidenin dhe të arrish përsëri te Trumpi i dytë, duke qenë sërish kryetar i së njëjtës parti, është një jetëgjatësi politike që meriton të studiohet!
Ndërkohë, në Vatikan janë ndërruar katër papë, të cilët zakonisht qëndrojnë në detyrë deri në fund të jetës.
Por në Shqipëri, demokratët vazhdojnë të presin RIPËRTËRITJEN E PARTISË DEMOKRATIKE!
Kanë kaluar afro 36 vjet. Janë ndërruar presidentë amerikanë, papë, qeveri, breza e sisteme politike, por Sali Berisha vazhdon të jetë në krye të PD-së.
Dhe ironia më e madhe është se flitet ende për ndryshim, për të ardhmen, për të rinjtë dhe për një fillim të ri!
Si mund të vijë ripërtëritja, kur ora politike vazhdon të tregojë vitin 1990?
Prandaj pankarta “RAMA NË BURG, BERISHA NË BURG” është një mesazh që nuk mund të kalohet pa debat.
Sepse pas 36 vjetësh, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë jo vetëm ndryshimin e qeverisë, por edhe ndryshimin e një klase politike që vazhdon të riciklojë vetveten.
Katër papë në Vatikan, shtatë presidenca amerikane dhe në PD ende pritet ripërtëritja!
Kjo është ironia e politikës shqiptare!
Burimi/Facebook


Leave a Reply