Është thellësisht e papranueshme dhe shqetësuese për çdo qytetar të Republikës së Kosovës që nga ambientet e Presidencës të hiqen fotografia e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Këto nuk janë thjesht objekte dekorative që mund të largohen apo të zëvendësohen sipas dëshirës së dikujt. Ato janë pjesë e historisë sonë, simbol i sakrificës së popullit tonë dhe dëshmi e rrugëtimit të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë.
PLAKA E KOSOVËS, MOS E PREK PAVARËSINË E KOSOVËS! 🇽🇰
Pavarësia e Kosovës nuk është një dekor që mund të hiqet nga muri sipas dëshirës së askujt. Ajo nuk është pronë personale dhe nuk mund të zëvendësohet për interesa private, familjare apo biznesore.
Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një prej simboleve më të rëndësishme të shtetësisë sonë. Ajo përfaqëson një rrugëtim të gjatë, të mbushur me sakrificë, mund, qëndresë dhe shpresë për liri. Pas saj qëndron historia e një populli të tërë që luftoi dhe punoi për të jetuar i lirë në shtetin e tij.
Presidenca e Republikës së Kosovës është institucion shtetëror. Ajo është shtëpia e qytetarëve dhe simbol i shtetit tonë – nuk është pronë private e askujt!
Askush nuk ka të drejtë që, për interesa personale, familjare apo biznesore, të prekë simbolet që përfaqësojnë shtetësinë, historinë dhe identitetin e Kosovës.
Është e dhimbshme dhe e papranueshme që Deklarata e Pavarësisë – dokumenti që shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë – të largohet nga një institucion kaq i rëndësishëm.
Deklarata e Pavarësisë nuk është një dekor që mund të hiqet nga muri. Ajo është dëshmi e lindjes së shtetit të Kosovës!
Institucionet tona duhet të jenë vende ku ruhet kujtesa kombëtare dhe shtetërore, ku nderohen figurat historike dhe ku respektohen dokumentet që kanë shënuar rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.
Plaka e Kosovës nuk mund të prekë institucionet e shtetit për biznesin e saj! Institucionet e Republikës së Kosovës nuk janë vend për interesa personale. Ato janë ndërtuar mbi sakrificën, mundin dhe shpresën e një populli të tërë.
Fotografia e Dr. Ibrahim Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë një kuptim shumë më të madh sesa një vend në mur. Ato janë pjesë e kujtesës sonë kombëtare dhe shtetërore. Respektimi i tyre është respekt për historinë, për sakrificën dhe për vetë shtetin e Kosovës.
Kosova nuk është pronë private. Presidenca nuk është biznes familjar. Historia jonë nuk mund të zëvendësohet për interesa personale!
Çdo zyrtar që mban përgjegjësi në institucionet e Republikës duhet ta kuptojë se aty përfaqëson shtetin dhe qytetarët, jo veten dhe interesat e tij personale.
Prandaj, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës duhet të respektohet dhe të ketë vendin që i takon. Figura e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe të gjitha vlerat që kanë ndërtuar shtetin tonë duhet të trajtohen me dinjitet, përgjegjësi dhe respekt.
🇽🇰 KOSOVA ËSHTË E QYTETARËVE TË SAJ. INSTITUCIONET JANË TË POPULLIT. HISTORIA NUK ËSHTË BIZNES DHE SIMBOLET E SHTETIT NUK JANË PRONË PERSONALE E ASKujt!
PAVARËSIA E KOSOVËS NUK PREKET – AJO RESPEKTOHET DHE NDEROHET!
Burimi/Facebook


Leave a Reply