Partia Demokratike në Shkodër ka nisur prej ditësh përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit, ndërsa në radhët e demokratëve kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë si kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Shkodrës.
Burime për Portalin e Shkodrës bëjnë me dije se deputeti aktual Bardh Spahia është ndër emrat më të përfolur për një rikandidim në këtë garë.
Një tjetër kandidaturë potenciale është ajo e ish-rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj. Një figurë me profil akademik, e distancuar nga angazhimi i drejtpërdrejtë politik, por që sipas burimeve gëzon simpati në radhët e demokratëve.
Ndërkohë, në listën e emrave që mund të konsiderohen për këtë garë përmenden edhe deputeti Kliti Hoti dhe Ted Kopliku, për shkak të angazhimit të tyre në jetën publike dhe politike në Shkodër.
Megjithatë, mbetet për t’u parë se cili prej këtyre emrave do të marrë mbështetjen e strukturave të Partisë Demokratike për të garuar për drejtimin e bashkisë.
Po ju, kë do të preferonit si kandidat të PD-së për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 9 majit?
Burimi/Facebook/Portali i Shkodres


Leave a Reply