Qeveria ka bërë një ndryshim në rregullat për lejet e ndërtimit të “resorteve turistike” në bregdet, duke përcaktuar se të paktën 60% e sipërfaqes totale të ndërtimit në këto zhvillime duhet t’i shërbejë turizmit, ndërsa pjesa rezidenciale nuk mund të kalojë 40%.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur bregdeti është shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme, duke u shndërruar në zona banimi dhe jo në hapësira në shërbim të turizmit.
Dhjetëra qyteza “VIP” u ndërtuan nga të ashtuquajturit “investitorë strategjikë”, të cilëve iu dhanë toka publike me privilegje të veçanta, në emër të zhvillimit të turizmit, por që në fakt ndërtuan vila dhe apartamente për t’i shitur.
Qeveria bën mirë që, më në fund, kujtohet se bregdeti është një pasuri publike e patjetërsueshme dhe jo pronë e kryeministrit, që të bëjë çfarë të dojë me të.
Por kjo nuk mjafton.
Përpara se të vendosni rregulla të reja për të ardhmen, duhet të mbani përgjegjësi për atë që keni bërë deri më sot




Burimi/Facebook


Leave a Reply