Shqipnija e Shqiptarëvet
Vdekja e Tradhetarëve!
BABA ALI TOMORI!
THIRRJE! Popullit te Beratit dhe Skraparit.
Te denoni terrorizmin, te shpetoni Shqiptarizmin, 22 – XII – 1943.
Me pak fjale o vellezer te dashur une si nje fetar qe nuk shpresoj fitimin e ndonji dinjiteti per kohen e neserme por si fetar dhe si djali i shqiperise u flase per hire te se vertetes, hyjnore po them te jeni te peregatitur si shqiptare dhe vetem shqiptare rreth flamurit te kuq me zhgaben e zeze reth flamurit tone qe na i kane lene gjyshrit dhe perindrit tane pa asnji bezhdile derisa ta shohim shqiperine te dale e pa cenuar gjate paqes qe po pritet pas kesaj lufte.
Thirrje!
Po botojme ketu posht fjalimin qe Baba Ali Tomori mbajti me 22 – XII – 1943 popullit te Beratit dhe te Skraparit:
Vellezer dhe djem shqiptare!
Organizata atdhetare Balli Kombetar sipas opinionit tim eshte si suksesja e organizates Mbrojtja Kombetare e vitit 1920. Po me lejoni ketu t’u them disa fjale pas frymezimit tim, pas nenshtupjeve te mija shpiterore e pas nevojave jetike te Atdheut.
Mbase do te them: çi duhet ketij fetari qe merret me keto gjera? Une po ju pergjigjem se , i pa ansur as ne nje politike, por vetem si nje shqiptar qe i dhimbet e shume vuajtura shqiperi, do tu them diçka mbi nacionalizmin, te cilen une per kohen e sotme po e quaj atdhetarizem.
Sot e tridhjet vjet me pare nje poet kombetar thoshte: Larte shqiperi, ti je zonje me trimeri porsu shqiponja, e ather qysh nga malet e Kosoves dhe shkembenjt e malsive mbi Shkoder, qysh nga malet e jugut e deri ne ullishtet e Vlores dhe Çamerise, buçiste klithma per lufte kombetare, plasi lufta per shqiperine plasi lufta per shqiperine e lire dhe te pavarur.
Pra ishte djersa e atyre burrave te pa trembur dhe Shqiptare te vertet, eshte gjaku i shtrenjte i deshmoreve qe u bene fli neper radhe te atyre luftetareve qe na bene sa gezuam o vellezer deri diku ate qe patem deshiruar se paku shqiperine e flamurin e saj orgjinal vetem me shqiponje te zeze dy krenare ne mes te qiellit te kuq 20 e ca vjet ne nje kohe!
Dhe sikur te mos kishin ngjare ndodhit e me voneshme te cilat e donin te gjithe sigurisht se shqiperia e jone do te arinte te behej zonje e zonjeruar siç e paten kenduar bilbilat e saje Naim Frasheri ne Jug dhe Pater Gjergj Fishta ne Veri te Atdheut tone.
Ne fushen e gjere te nje teatri 70 vjeçar te paraqitur me skena dhe ngjyra te ndryshme mund te them edhe te mberkullueshmen ne shumicen e kohes soçme nga ju, me te bashkuar pas Flamurit te Skenderbeut kemi qene qe kemi shpetuar shqiperin nga coptimi i lakmuesve te huaj ne Koferencen e paqes ne Paris pas luftes se pare te perboteshme!
Kete shqiperi gjyshrit tane e paten shpetuar me besen e lidhur ne Prizeren, kete shqiperi prindrit tane e paten shpetuar nga humbja e perjeteshme kur naltuan Flamurin Kuq e Zi ne Vlore. Kete shqiperi e shpetuam ne bijt e tyre ne Kongresin e Lushnjes dhe luften epike te Vlores Kreshnike.
Por ne sot, po ndodhemi perpara nje rreziku me te madh nga ato te parashkruara.
Shpiptarizma qe po e konsiderojme tashti ne vend te fjales atdhetarise per fat te keq nje pjese e vatres shqiptare e ka lene si nje çeshtje te dores se dyte, dhe kjo ne atdhetaret e vjeter ose te provuar po na treb teper.
Po ma tremb teper ose e kemi pare me syt tane sa dem na ka prure mos kuptimi i fjales atdhetarizem ose shqiptarizem. Dikur e diku po na tmerron teper se ku ne jemi treguar shqiptar dhe vetem shqiptare lakmuesit gjitone kane luajtur lodra per fitimet e tyre mbi fatet tona.
Vellezer dhe djem shqiptare!
Kush na siguron sot se u zbuten zemrat e atyre qe na kane bere varrin atdheut tone ne kohrat e shkuara?
Prandaj derisa te shohim vendin e dashur dhe te bekuar me emrin shqiperi shqipetare, qysh nga lugina e Vardarit dhe deri ne buze te Adriatikut, duhet te jemi Shqiptare dhe vetem shqipetare, shembull me ata djem qe nuk ja plasen buzen memes se tyre fisnike, ne kohe zije dhe mjerimi.
Qe te kuptohemi me mire sofra me buke e pastaj supa ose çorba nderkohe disa prej nesh dhe ta themi kete fjale se mishi nuk ndahet prej thojit—- po kerkojme supen kur shtepine e saj nuk po e dime ndrkohe duhet te sigurojme mire sofren e bukes me pare nga çdo gje tjeter.
Ne kete shembull sofra eshte shqiperia me kufijt e saje kombetare dhe etnik te pa cenuara Shqipnija e Shqiptareve, Shqipenija e ndershme supa eshte pofka qe do ti vishet me vone kur kjo do te jete e shpetuar nga vdekja kur kjo do te jete e siguruar nga reziqet qe po i kercenohet rreziqe qe po i parashikojme sot me plote te drejte shqiptaret qe njdjejne ne shpirtra sa te drejta i perkasin shqiptarizmit mbi faqen e dheut ne reth te gjithe njerzise.
Me pak fjale o vellezer te dashur une si nje fetar qe nuk shpresoj fitimin e ndonji dinjiteti per kohen e neserme por si fetar dhe si djali i shqiperise u flase per hire te se vertetes, hyjnore po them te jeni te peregatitur si shqiptare dhe vetem shqiptare rreth flamurit te kuq me zhgaben e zeze reth flamurit tone qe na i kane lene gjyshrit dhe perindrit tane pa asnji bezhdile derisa ta shohim shqiperine te dale e pa cenuar gjate paqes qe po pritet pas kesaj lufte.
Me kete rast po u lexoje ketu nje vjersh te bere me frymezim e te pas gjendjes se sotme ku ju te lexoni dhe ta degjoni me vemendje.
Permbi varret e deshmorevet ka mbire bare njihet gjysma perbi çdo varr?
Por gjer ku ne o te mjere, epo gjer kur pa bashkim si komb i ndare e gure mbi gure?
Maje bregut kur kane dale permbi sheshe sa shemtime ne çdo pol sa rebeshe!
I shikoj keto shemtime dhe tmerrohem, sduroj dot, asnje therrime ngasherehem.
Dhe nga shpirti me del nje klithem fsheretimi fush e male ngjeth me drithme sokellime fush e male ngjeth me ndrithme sokellime.
Sokellim kjo zemer ime atdhetare
Per atdheun e races sime Shqiptare thote:
Ju shqiptare ç’ini vllazerohi
Zili e nakar mos kini
Por frcohi po bashkohuni
Te denoni terrorizmin se keshtu do te sheroni shqiptarizmin.
Me kaq kam shprese o djem e vellezer, Se do me keni kuptuar:
Jam i sigurt se fjalimit do ti jepni te drejte.
Dhe po te jeni djem e ndershem te shqiperise tone jetike, pike se pari ju ftoi te vini dore ne zemer dhe te njiheni thellesisht organizmin qe po meson udhen e shqiptarizmit,se fundi po ju beje thirrje te luteni me goje e me zemer rrofte Shqiperia e Shqiptareve e lire demokratike e vertet.
BABA ALI TOMORI
BALLI KOMBETAR.

Burimi/Facebook


Leave a Reply