(Sot ne Diten e te Shumeve, mendova te sjelle nje rit te moçem ne Mirdite, kur burrave me emer ne krahine, u rezervohej nje percjellje e veçante per ne “boten e te Shumeve”.
Biseden e kam bere me Nikoll Gjinalin 21 vite me pare, biseda e fundit publike, e cila u botua ne Gazeten SHEKULLI dhe terhoqi vemendjen e mbare publikut, te medias dhe studiuesve te ndryshem. Shkrimi-interviste, mori çmim vjetor ne gazeten me te madhe te vendit te asokohe.
Ndiqeni!
…
Mirditasit i kane kushtuar vemendje te vecante pos dasmave dhe ceremonive te gezimit edhe mortit madje hera-heres duke i dhene ngjyresa monumentale. Ne studimin e tij “Vajet dhe Vajtimoret e Mirdites” studiuesi i njohur Ndue Dedaj i meshon faktit te permendur ne hulumtimet e kahmoçme te studiuesve me te zeshem te vendit dhe te huaj se vajet e Mirdites jane aq karakteristike sa jane perfshire ne nje mase te madhe ne korpusin e Visareve te Kombit. Mirditorja qan thekshem shenohet aty qe te ban me kujtue disi poetet e motshem, elegjinat e Tribulit e ma mire te grekeve te vjeter me te bertitmen e saj mbi te dekunin me nje za te thekshem qe e ka prej natyre me i dhane vajit te vet at poezi te dhimbshme. Vajtimoret e Mirdites kane qene permendur ashtu si dhe Burrat e Dheut. Ata kane krijuar nje opus te shkelqyer te folkut elegjiak qe vijon dhe sot e asaj dite te mbijetoje ne kohet moderne.
Studiuesi Dedaj thote se nese ne mjaft vaje te zonave jugore i vdekuri burre zakonisht portretizohet si trim ne vajet e Mirdites burri i ketyre aneve pergjithesisht eshte “gjyqtar i venue” çka do te thote se zanati kryesor i malesorit te kesaj ane nuk ka qene pushka e trimnia pa e zbehur kete por gjykimi i ceshtjeve kuvendi urtesia dhe mencuria. Trimeria mund ti lypej njehere malesorit kurse mençuria, gjyqtaria i duhej dita më dite. Kjo permase qe e percjell dukshem kenga duket se eshte e nderlikuar me pranine e kanunit, pleqesise, kuvendit veteqeverisjes.
Keto foto te rralla…
Nikolle Gjinali nje i moshuar i nderuar 85-vjecar banues ne Rreshen ka sjelle per Shekullin nje foto te rralle te nje riti te rralle vdekjesh duke pranuar te zberthehet me ne imtesi per te sjelle ne kujtese tere detajet e atij momenti te jashtezakonshem para 62 viteve. Shkrepjet e aparatit nga ai kur ishte student ne Seminarin e Jezuiteve te Shkodres jane bere ne janar kallnduer te vitit 1944. Thuhet se nje foto e tille eshte realizuar ne nje vdekje edhe ne Orosh po ne Mirdite ne shtepine e permendur te Gjomarkajve rreth vitit 1946 ky duhet te kete qene dhe riti i fundit i nje rituali mortor ne kete menyre.
Fotoja sjell me imazhin e saj te veçante nje nga ritet me te rralla ne malesite e Veriut. Nikolla eshte djali i te vrarit per gjakmarrje, asokohe nje burre ne ze i krahines i paraqitur ne celuloidin bardh e zi si nje shtatore ulur ne nje karrige te stilizuar. Seminaristi fotograf amator vizitori-mik i Foto Marubit para se te nisej per ne vendlindje kur i kane lajmeruar vdekjen e te atit nuk ka harruar te marre me vete aparatin fotografik, i cili mbante 12 poza kaq sa dhe ka realizuar para 62 viteve ne ate rit te rralle. Jane foto qe te sjellin ne imazh burrin e gjalle te vdekur.
Po ç’ishte “burri i gjalle i vdekur”
Le te shohim kete foto. Aty ne karrige eshte vendosur i dekuri N.N po si te ishte gjalle kur ndante gjyqe e ligjeronte ne kuvende. Eshte babai i Nikollit nga Shengjergji i Kaçinarit nga ata burra te dheut qe shenohen ne katund a krahine. Ai ishte piketuar per t’u vrare si burre i squet i shtepise se Gjinalajve nga hasmi i vet dhe kjo ishte realizuar ne nje pusi ate dite te zeze kallndueri…
Mirepo burra te tille krejt te veçante nderoheshin edhe per se vdekuri me nje rit te rralle. Studiuesit e kane pershkruar si nje rit te jashtezakonshem qe shuhet si i tille aty nga mesi i shekullit te kaluar.
Rrefimi i Nikole Gjinalit per momentet e fotografimit
Nikolla bashkestudent me Loro Boricin, nxenes i Mjedes dhe i Fishtes rrefen ne detaje ngjarjen dhe momentet e pozimit.
Shkollen e fillova ne vitin 1932 kur isha fare femije dhe gjate 12 viteve nuk kisha qene ne shtepi siç ishte rregulli i kohes, rrefen ai. Babai vdiq nga janari i 1944-s dhe me lajmeroi djali i motres se Gjon Marka Gjonit. U nisa sapo e mora vesh. Kemi kaluar peripeci te tera rruges per ne Vaun e Dejes me nje makine qe ne vend te naftes digjte dru per te prodhuar energji shtytese per makinen-taksi qe kishim marre me vete. Pastaj kaluam ne bese fshat me fshat te Malesise se Shkodres te Lezhes dhe te Mirdites derisa arrita tek shtepia. Aparatin e kisha marre me vete. Thjesht meqe kisha 12 vite qe nuk e kisha pare, te pakten ta fotografoja per se vdekuri. Fillimisht qeshe shume i tronditur. Ishte 22 a 23 kallnduer te vjetit 1944. Kisha mberrit atje tek shtepia ne mbramje vone. Xhenazen fillimisht e kishin vene ne dhomen e pritjes brenda. Atje hyra duke qare dhe u pershendosha me baben. Qe nje drite e zbehte pishash ne ate ode ku kishte plot gra vajtemore perreth ulur ne shkaminj. Sapo e pashe baben tem nuk ishte vene si te dekunit e zakonshem ne kesi rastesh ne ndonje shtroje a vig por ne karrige me veshjen ma tmire te tij armatos me pushke e nagant nje kuti duhani duhanin ne vesh dhe dukej se po kuvendonte me njerezine aty. Vertet ishte baba em por mu duk dicka monumentale ndaj mora menjehere aparatin dhe e shkrepa disa here.
Intervista e plote:
85-vjecari: Ju rrefej historine dhe momentet e fotografimit!
85-vjecari Nikolle Gjinali edhe pse mbahet me veshtiresi rrefen si te ishte para 62 viteve ate dite kallndueri 1944 kur shkrepi aparatin per te fiksuar kete rit te rralle te vdekjes pavaresisht se i takoi te ishte i ati nje baba i shkelqyer sipas tij dhe nje gjyqtar e azgan i krahines siç jane te shenuara vargjet e poezive te vajtimoreve te asaj kohe. Nikolla, bashkestudent me Loro Boriçin, nxenes i Mjedes dhe i Fishtes rrefen ne detaje ngjarjen dhe momentet e pozimit
Pyetje: Zoti Gjinali ju keni qene student ne Seminarin e Jezuiteve te Shkodres?
Pergjigje: Po thuajse isha ne traditen e familjes kur nga dera jone kishim njerez te permendur ne sherbesat kishtare me emer ne krahine e me tej.
Pyetje: Kur e filluat shkollen?
Pergjigje: E fillova ne vitin 1932 kur isha fare femije.
Pyetje: Gjate ketyre viteve keni qene ne shtepi ne Kacinar?
Pergjigje: Jo pergjate tere ketyre viteve nuk erdha ne vendlindje qe rregulli i tille.
Pyetje: E mbani mend babane?
Natyrisht e mbaj mend por per 12 vite nuk e pata pare, vetem per se vdekuri.
Pyetje: Kur vdiq babai?
Pergjigje: Aty nga janari i 1944-s. Me lajmeroi djali i motres se Gjon Marka Gjonit.
Pyetje: Dhe u niset menjehere?
Pergjigje: Po sapo e mora vesh. Madje kemi kaluar peripeci te tera rruges per ne Vaun e Dejes me nje makine qe ne vend te naftes digjte dru per te prodhuar energji shtytese per makinen-taksi qe kishim marre me vete. Pastaj kaluam ne bese fshat me fshat te Malesise se Shkodres te Lezhes dhe te Mirdites derisa arrita tek shtepia.
Pyetje: Kishit marre me vete dhe aparatin fotografik, si te ra ndermend?
Pergjigje: Po e kisha marre me vete pasi shpeshhere shkoja tek Foto Marubi isha si i shtepise atje me pelqente te merresha me pozime ndaj gjithnje aparatin e merrja me vete edhe ne kete rast nuk e harrova.
Pyetje: E dinit se do te fotografonit nje rit te rralle dhe te fundit ne Shqiperi?
Pergjigje: Jo kete nuk mund ta them. Une u nisa thjesht meqe kisha 12 vite qe nuk e kisha pare babane te pakten ta fotografoja per se vdekuri.
Pyetje: Si e mban mend takimin me babane ne ate janar 1944?
Pergjigje: Fillimisht qeshe shume i tronditur. Ishte 22 a 23 kallnduer te vjetit 1944. Kisha mberrit atje tek shtepia ne mbramje vone. Xhenazen fillimisht e kishin vene ne dhomen e pritjes brenda. Atje hyra duke qare dhe u pershendosha me baben. Qe nje drite e zbehte pishash ne ate ode ku kishte plot gra vajtemore perreth ulur ne shkaminj.
Pyetje: Te shkoi mendja te beje fotografi?
Po. Sapo e pashe baben tem nuk ishte vene si te dekunit e zakonshem ne kesi rastesh ne ndonje shtroje a vig por ne karrige me veshjen ma t’mire te tij, armatos me pushke e nagant, nje kuti duhani, duhanin ne vesh dhe dukej se po “kuvendonte” me njerezine aty. Vertete ishte baba em por mua mu duk diçka monumentale ndaj mora menjehere aparatin dhe e shkrepa disa here.
Pyetje: Po pastaj?
Pergjigje: E kaluam ate nate dhe po pritsha te agonte dita. Tuj le dielli u hanger buka e rojes ma pas e qiten baben e dekun ne oborr te shpise. Afer tij i vune petkat, rrobat ne derrase, fistan, brez, tallagan, çorape, pushke, rryp fisheksh e te kesula fotografine e tij. U bane gati teshat para se te nisej i dekuni. Kam pa tuj qa se pakut 1000 vete kur erdhen njerezit qe pak ore me pare u kishte da gjyqin ne kuvend, qane aq fort sa mue qe tu m’ra tfiket. Qajshin fmi, te ri, burra e pleq
Qendrova sa qendrova e ma pas nuk mujta, ma smbrami u largova per nga kopshtnajet e arat, por prape se prape ajo pamje, trupi i babes mbi karrige m’terhiqte fort per syrin e fotografit. Ktheva rishtas vendosa te fotografoj, ishte nje pamje qe nuk perseritej ma.
Pyetje: Ky ka qene dhe momenti i shkrepjes se rralle te aparatit?
Pergjigje: Po, ishte pamje e paperseritshme ndonese nuk e dija se do te ishte shkrepja e fundit e nje riti te tille e te rralle qe behej ne malesite tona.
Pyetje: Por pos te tjerash keni fotografuar dhe vajtojcat perreth, si erdhi ai moment?
Pergjigje: Ishte dicka madheshtore kur u ba popull i madh aty. Fillimisht baben po e qanin bijat e te afermit. Nderkaq filluen me ardh miqesija e larget. Jehonte shpati andej dhe kendej prej brimes se burrave me xhurdi e vajit te grave. Ishin tuj ardhe udhesh te ndryshme katundet qe nga Simoni, Kushneni, Kashnjeti, Gazulli Kalori, Munega, Ungrej etj. Kur vijshin ne oborr vajtojshin pak e mandej burrat hyjshin ne kulle ku pishin kafen e lejshin ne vend te kiles se kafes kush nji napolon kush dy e njashtu… Granija pare nuk jepnin. Njashtu bane deri sa erdh koha me nise te dekunin tek vorret. Ishte ba gati vorri…
Pyetje: Si e nisen baben ashtu nga karrigia tek varrezat?
Pergjigje: Jo qe e veshtire por kishte specialiste te fshatit qe aty nga ora 11 e paradites e ulen prej karrike per ta lidh ne vigj.
Qane pafund. Sa u ba gati vigu baba em u nis prej te dashunes banese ku kaloi tane jeten, u da prej se vetesh, ju dha te mbramen lamtumire djelmve, kusherinjve, u dha te mbramen lamtumire gjase se gjalle, arave e pyjeve qe kishte punue me aq cene. U da prej sosh per mos me i pa ma kurre. Ate moment e kam fotografue nja dy here.
Pyetje: Ka nje moment kur duke shkuar tek varrezat njerezit e mortit e shikojne dhe vendin e vrasjes!
Pergjigje: Po ne nje shej vendit ne maje njaj mali duket nje panorame fantastike, kodrina te bukura, Shkalla e Shtufit, Hurdha e elikut ku u vra i mjeri. Gjithe sa qen shikuen andej. Kaluem afer shpise ku kishte le e smbrami iu afruem kishes.
Pyetje: Po ritualin ne kishe mund ta pershkruani sa e mbani mend?
Pergjigje: I dekuni u la ne oborr te kishes nen roje te 50 veteve, te tjeret hyne ne meshe, famullitari mbajti fjalimin e permortshem ku ceku sidomos kobin e zi te shqiptarit, vellavrasjen. Ju bane solikimet ndersa kisha ushtoi prej gjamve te 500 a ma veteve. Mandej trupi i te vramit u qit nder vorre ku per dy ore u qajt prej granise e gjama e burrave. Mbas dy oresh ishte qite n’arke te vorrit, u salikue vorri, prinde, kusherinj e dashamire, i dhane te mbramen lamtumire me nje te puthun ne balle. Ne ket çast vajin smujt me e ndale kush deri dhe ata qe nuk e deshen, qajten.
Iu vue çarçafi i dekes u mbyll kapaku i arkes e u ndiene te mbrambet e rrahuna te çekiqit, e baba em i dekun, u zhduk ne vorr. U zhduk prej faqes se botes. Pushosh ne paqe!
Pyetje: Dhe duke u kthyer ne shtepi vijonte riti?
Pergjigje: Pasi u kthejshim ne shtepi dhe faleshim me miqesine e njerezine qahej per te mbramen here. Ky vajtim ishte vertete i pikllueshem rendojshin fjalet e vajtimoreve se “kur te vijme ketu/ s’kena me te gjetun ma/ ti qe na pritshe me buzen ne gaz/ ske me na fol me gojtarine e mesueme tanen….
Gjithe diten vijonte vaji mbi teshat e dekunit. Me pas vazhdon riti i faljes se teshave te dekunit per fukarane qe vinte me lype. Naten e vorrit duhej me ba shume lemoshe qe shpirti i te dekunit te shpetoje sa me pare prej purgatorit.
Pergatiti: Gjergj Marku




Burimi /Facebook


Leave a Reply