Kanë kaluar 36 vjet nga rrëzimi i simbolit të diktaturës. Shqiptarët dolën në rrugë, duartrokitën dhe brohoritën. Besuan se kishin fituar lirinë. Por fituan vetëm të drejtën për të folur. Fituan pluralizmin. Por shumë shpejt u kuptua se rrëzimi i një sistemi Nuk do të thotë automatikisht ndërtimi i demokracisë. Pasi, Diktatura nuk jeton vetëm te emri i një partie. apo individi. Ajo jeton te mentaliteti i një populli.
Edhe komunizmi nisi me duartrokitje. Populli duartrokiste kur pushkatoheshin kundërshtarët politik. Kur internoheshin familjet e tyre. Kur grabitej pasuria dhe kur shkatërrohej elita nacionaliste e vendit. Represioni quhej drejtësi. Nënshtrimi quhej revolucion. Frika quhej rend.Pastaj u kristalizua diktatura.
Në vitet ’90 shqiptarët u ngritën përsëri. Luftuan, protestuan Dhe sakrifikuan derisa sistemi ra.Por bashkë me të nuk ra mentaliteti.
Liria iu dha përsëri si dhuratë. Dhe një popull që e merr lirinë si dhuratë, Ai është i rrezikuar ta humbasë po aq lehtë sa e mori.
Shqiptarëve iu premtua Europa. Ata vrapuan drejt saj, Ndërsa pushtetin ua lanë atyre që dinin ta kapnin dhe ta përdornin. Për 36 vjet ndryshuan qeveritë. Por shteti nuk u forcua. U forcua pushteti. U zbraz vendi. U larguan njerëzit. U dobësuan institucionet. U deformua ekonomia. Dhe demokracia u reduktua në votime, debate televizive Dhe të drejtën për të sharë politikanët në kafene.
Pastaj erdhi modeli Rama. Edi Rama nuk ka ndërtuar thjesht një pushtet e qeveri të fortë. Rama ka ndërtuar një mafia-shtet.
Një sistem ku pushteti politik, interesat ekonomike, klientelizmi dhe kontrolli institucional Janë ndërthurur në një strukturë Që e bën qytetarin gjithnjë e më të pafuqishëm përballë pushtetit. Një sistem ku pushteti nuk kontrollon vetëm qeverinë. Por të kontrollojë gjithçka. Institucionet. Administratën. Tenderët. Lejet. Licencat. Drejtësunë. Mediat. Burimet ekonomike.Dhe pronën. Dhe mbi të gjitha, frikën e qytetarit. Kjo është arsyeja pse termi “mafia-shtet” nuk trajtohet si një slogan. Por si një rrealitet.
Tashmë kemi një sistem ku kufiri midis shtetit, politikës dhe interesave private Është gjithnjë e më i paqartë. Dhe kur ky kufi zhduket, Vetë demokracia mbetet vetëm fasadë. Mund të kesh zgjedhje. Mund të kesh parti. Mund të kesh parlament. Mund të keshë Gjykata e Prokurori. Mund të kesh media. Por nëse qytetari nuk ka më fuqi reale për të kontrolluar pushtetin, Atëherë ke një problem shumë më të madh se një qeveri e keqe. Pasi kemi të bëjmë me një sistem të kapur. Dhe ky është problemi që shqiptarët duhet ta ngulisim në mëndien e tyre
Rama nuk është problemi i vetëm. Problemi është sistemi që e ka bërë të mundur konsolidimin e Ramës. Një sistem ku pushteti ushqehet nga varësia ekonomike, Nga patronazhistët, nga frika dhe nga bindja se “asgjë nuk ndryshon”. Dhe kjo bindje është arma më e fortë e pushtetit.
Sepse pushteti nuk ka nevojë të trembë të gjithë. I mjafton që pjesa më e madhe të besojë se Nuk ia vlen të reagojë. Dhe shqiptarët sot bëjnë pikërisht atë që kanë bërë për dekada. Ankohen. Shajnë. Bëjnë humor. Bëjnë meme. Dhe presin që dikush tjetër të bëjë atë që duhet ta bëjnë vetë.
Kjo është pika ku qytetari bëhet bashkëpunëtor i heshtur i sistemit. Jo sepse e mbështet. Por sepse e toleron. Mafia-shteti nuk mbahet vetëm nga ata që e ndërtojnë. Mbahet edhe nga ata që e pranojnë si të pashmangshëm. Dhe këtu qëndron përgjegjësia jonë.
Nuk mjafton të bësh një postim kundër Ramës. Nuk mjafton një meme. Nuk mjafton të bërtasësh nga telefoni. Nuk mjafton të jesh patriot në Facebook Dhe të presësh që dikush tjetër të dalë në rrugë. Nëse beson se kemi një mafia-shtet Atëherë duhet të sillesh si qytetar që jeton nën një pushtet që duhet kontrolluar.
Duhet të organizohesh. Duhet të protestosh. Duhet të kërkosh llogari. Duhet të refuzosh frikën.
Duhet të mos e shesësh Lirinë Duhet të mos e shesësh dinjitetin. Duhet të mos e shesësh heshtjen.
Sepse liria nuk mbrohet nga ata që presin të tjerët të sakrifikojnë. Liria mbrohet nga qytetarët. Dhe pikërisht këtu është beteja e vërtetë. Jo Rama si individ. Por sistemi që Rama ka ndërtuar dhe konsoliduar. Jo vetëm një qeveri. Por një model pushteti. Jo vetëm një mandat. Por një mentalitet që kërkon ta bëjë pushtetin të pakontrollueshëm.
Prandaj sot nuk mjafton të thuash “ Rama duhet të ikë.” Pyetja e vërtetë është Çfarë do të bëjmë ne që pas Ramës të mos vijë një tjetër Rama? Sepse nëse nuk ndryshon mentaliteti. Emrat ndryshojnë dhe sistemi mbetet.
Ne nuk kemi nevojë për një tjetër shpëtimtar. Kemi nevojë për qytetarë. Kemi nevojë për njerëz që nuk presin të tjerët. Kemi nevojë për njerëz që janë gati të paguajnë koston e lirisë.
Prandaj sot zgjedhja është e thjeshtë Ose vazhdojmë të ankohemi nga kafeneja dhe nga rrjetet sociale. Ose ngrihemi si qytetarë dhe kërkojmë Rrëzimin e Ramës dhe kthimin e shtetit te qytetari.
Mos prit që dikush tjetër të dalë. Mos prit që dikush tjetër të sakrifikojë. Mos prit që dikush tjetër ta shpëtojë vendin. Nëse nuk e bëjmë ne. Nuk do ta bëjë askush. Sepse historia na ka mësuar një të vërtetë Liria që nuk mbrohet, humbet. Shteti që nuk kontrollohet, kapet. Pushteti që nuk përballet, bëhet diktaturë.
Dhe Shqipëria nuk ka më kohë për të pritur. Sot duhet të reagojmë. Sot duhet të bashkohemi. Sot duhet të marrim përgjegjësinë. Jo për një njeri. Jo për një parti. Por për Shqipërinë. Sepse një popull që hesht përballë pushtetit. Një
ditë zgjohet dhe kupton se pushteti nuk është më i tij. Kupton se është nën diktatin e tij. Por kupton se është i pa fuqiqëm se nuk rreagoi kur duhej.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply