(Letër nga burgu)
Unë, i nënshkruari Zef Nika, jam përfaqësues i kryesisë së Konfederatës së Sindikatës (K.S.SH), me President Kol Nikolla, duke kryer aktivitetin e mëposhtëm:
1. Koordinator i përgjithshëm i Vaut të Dejës, Pukë, Kukës, Tropoj.
2. Në Theth kam qenë njëri nga organizatorët e protestës kundër prishjes së bizneseve familjare, të cilat janë lejuar me lejen publike përpara zgjdhjeve të majit 2025 nga Kryeministri Edi Rama. Për arsye të pabesisë së tij, sapo mori mandatin e 4-të, ai filloj, në kulmin e sezonit turitstik, të prish bizneset e ngritura me gjakë dhe me djersë nga banorët e kësaj zone, por pishja ishte edhe për zona të tjera turistike në gjithë Shqipërinë.
3. Kam qenë në zonën e Rrjollit, aktivë dhe në mbështejte të banorëve, të cilët janë dhunar nga policia private me lejimin e shtetit; dhunuar gra shtëtëzana dhe fëmijët, ku isha vet i pranishëm.
4. Në 1 maji të vitit 2026 organizuam si sidikatë protestë përballë kryeministrisë, me 5 kërkesa të qarta jetike, si: 1. siguria qytetare; 2. Minimumi jetik; 3. Rroga e 13-të për punëtorët; 4. Pensione të larta sipas standartit europian për moshën e 3-të; 5. Mbështetje financiare për qytetarët me aftësi ndryshe dhe aftësi të kufizuara sipas standartit europian.
5. Në datën 30 maji 2026 isha i pranishëm në Zvërnecë, pasi me thirrjet në rrjetet sociale se “Shqipëria nuk është në shitje”, përballë syve të mijë, në Zvërnec u dhunua 1 (një) qytetarë nga policia private; të pranishëm ka qenë policia e shteti dhe nuk reaguan kundër dhunës.
6. Në datën 31 maji 2026 organizuam, nëpërmjet rrejteve sociale, protestë mbi sigurinë qytetare për mos shitjen e shqipërisë; protesta është organizuar tek drejtoria e policisë. Në këtë protestë ishin shumë qytetarë.
7. Nga data 30.05.2026 e në vijim, kam qenë një nga nismëtarët për vijimin e protestës “FLAMINGO”; asnjëhere në thirrjet e mija nuk kam nxitur dhunë apo thirrje që bie në kundërshtim me ligjin. Thirrjet e mija kanë qënë thirrje të cilat garantohen nga kushtetuta e republikës së shqipërisë. Angazhimi im ka qene si sindikalist dhe anëtar i shoqërisë civile, ku gëzoj edhe titullin “ambasador i paqes” (I love Human).
8. Arrestimi im është me urdhër direkt i Edi Ramës, pasi unë kam qene nje nga kallëzuesit penal kundër tij në SPAK, ku së bashku me qytetarë të tjerë kemi dorezuar librin “ALBANIA FILES”, për të cilën (Prokuroria e Posacme) SPAK, në ditën që unë jam arrestuar, ka njoftuar se ka nisur hetimit dhe rregjistrimin e kallëzimit penal për “ALBANIA FILES”. Kisha dëgjuar dhe më kishin ardhur, gjatë kësaj kohe, kërcënime të shumta në rrejtet sociale dhe fizikisht nga persona të panjohur, në emër të Edi Ramës, që të tërhiqem nga kjo protestë qytetare, por une nuk e kam besuar që ka qenë dora e Edi ramës. Dje, në datën 07.11.2026, e kuptova që ai është hakmarrës privitiv, i cili nuk e meriton të jetë kryeministër i republikës së shqipërisë.
9. Kërkoj ndihmën e qytetarëve, ambasadave të huaja partenere me shqiptarët, sindikatat shqiptare dhe ndërkombëtare, për të bërë publik arrestimin tim nga Edi Rama dhe të monitorojnë procesin tim ligjor, për të cilin Edi Rama ka ndërhyrë për të arrestuar të gjithë ata që mendojnë ndyrshe nga Ai.
10. Autorizoj Avokatin Alban Duraj të bëj publike këtë letër (deklaratë) dhe t’i drejtohet institucioneve kombëtare dhe ndërkombetare për të realizuar mbrojtjen time ligjore. Autorizoj ta publikoj letrën në media.
Falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët dhe studentët për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe.
Ftoj të gjithë qytetarët pa dallime krahinore, fetare dhe politike të bashkohemi kundër keqëqeverisjes së Edi Rames dhe kësaj politke 35-vjeçare.
Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve!
Askush nuk mund të ngrihet mbi vullentin e sovranit!
Përqafime nga Zef Nika




Burimi/Facebook


Leave a Reply