Më 8 nëntor 1941 u themelua Partia Komuniste Shqiptare, pas afro pesë dekada më vonë, Shqipëria kaloi nga monopoli i një partie në pluralizmin politik.
Sot, më 8 nëntor 2026, pas 35 vitesh pluralizëm, është koha për një bilanc të domosdoshëm, të ndershëm dhe kritik.
1. U rrëzua monopoli partiak, por mbijetoi etja për pushtet.
2. Partitë u bënë pronë e kryetarëve.
3. Demokracia e brendshme mbeti slogan.
4. Premtimet u bënë instrument mashtrimi elektoral.
5. Korrupsioni ka gërryer pasuritë shtetërore.
6. Drejtësia vazhdon të sfidohet nga politika.
7. Klientelizmi politik ka mposhtur meritokracinë.
8. Interesi partiak mbizotëron mbi interesin kombëtar.
9. Emigrimi zbraz vendin, ndërsa politika numëron votat.
10. Elitat politike riciklojnë vetveten, ndërsa qytetarët paguajnë faturën.
E vërteta është e hidhur,por pluralizmi solli shumë parti, por jo domosdoshmërisht shumë demokraci.
Shqipëria nuk ka nevojë për ndërrim aktorësh në të njëjtën skenë politike,por ka nevojë për një kulturë të re politike, përgjegjësi, drejtësi dhe institucione të pavarura.
Pushteti nuk është pronë e politikanëve, por është amanet i qytetarëve!
Burimi/Facebook


Leave a Reply