Mbi 40 njerëz bashkohen për të ngritur autobusin 16-tonësh dhe për t’i shpëtuar jetën një 18-vjeçari
Ishte thjesht përpjekje për të kapur autobusin urban, i cili sapo ishte nisur nga stacioni i trenit, e në ndërkohë, një 18-vjeçar gjerman rrëzohet dhe përfundon i bllokuar poshtë rrotës së pasme të mjetit të të stërmadh të transportit urban.
Shoferi, në çast, e kupton se diçka nuk shkon dhe e ndalon menjëherë automjetin. Një grua, e cila kishte qenë dëshmitare e gjithë skenës, nis të bërtasë për ndihmë. Autobusi zbrazet me shpejtësi, ndërsa kalimtarët afrohen për të shpëtuar të riun.
Disa prej tyre përpiqen të ngrenë njërën anë të autobusit, aq sa të krijojnë hapësirën e nevojshme për ta nxjerrë 18-vjeçarin nga poshtë rrotës. Por përballë tyre qëndron një peshë kolosale: afro 16 tonë!
Megjithatë, askush nuk tërhiqet. Njerëz të tjerë bashkohen me ta dhe, në pak minuta, mbi 40 persona vendosin duart mbi autobusin dhe, duke u bashkuar në një përpjekje të jashtëzakonshme, arrijnë ta ngrenë atë aq sa i riu të lirohet.
Por momenti më prekës vjen menjëherë pas shpëtimit të tij.
Telefoni i 18-vjeçarit, i cili kishte rënë në tokë gjatë aksidentit, nis të bjerë pa pushim. Në ekran shfaqet një emër i vetëm: “NËNA”.
I riu transportohet me urgjencë në spital dhe, falë Zotit, nuk kishte pësuar dëmtime serioze.
Kjo është një ngjarje mjaft domethenëse që dëshmon se, kur njerëzit bëhen bashkë për shpëtimin e një jetë njerëzore, solidariteti mund të bëjë atë që në dukje duket e pamundur….
Burimi/Facebook


Leave a Reply