Vetëm 34 vjeç, elektricisti humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Bardhaj të Shkodrës, teksa ishte duke ndërhyrë për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik.
Por përtej tragjedisë që i mori jetën në një moshë kaq të re, Angjelin Nika do të kujtohet edhe për njeriun që ishte. Një djalë model, shok e mik i mirë, i kudogjendur pranë miqve dhe njerëzve të tij, gjithmonë i gatshëm për të qenë aty kur dikush kishte nevojë. Për ata që e njihnin, ai nuk ishte thjesht një mik, por një njeri që dinte të krijonte respekt, afërsi dhe të fitonte dashurinë e të gjithëve.
Nga Shala e Dukagjinit, ku kishte rrënjët dhe njerëzit e zemrës, deri te miqtë dhe kolegët në Shkodër, lajmi ka lënë pas trishtim dhe mosbesim.
Angjelini ishte i martuar,iku me endrren per tu bere baba dhe pas humbjes së tij të parakohshme lë bashkëshorten, një vëlla, dy motra dhe prinderit. Një familje e tronditur nga një boshllëk i pazëvendësueshëm, ndërsa miqtë humbën një prej njerëzve që e donin dhe e vlerësonin.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet të mërkurën, në orën 13:00, në varrezat e Shtojit të Ri në Shkodër. Pritjet për ngushëllime po zhvillohen pranë Bar Antika, në Grude të Re.
Angjelin Nika largohet shumë herët, por për ata që e njohën, kujtimi i tij do të mbetet gjatë: si një djalë i mirë, një shok i gjendur dhe një mik që ishte gjithmonë pranë të tjerëve.
#kzhivani
Burimi/Facebook


Leave a Reply