Edhe pse na kanë mësuar që nuk duhet të gënjejmë, megjithatë këtë e bëjmë të gjithë, edhe atë jo rrallë. Kur bëhet fjalë për gjinitë, është treguar se ngjashëm gënjejnë edhe femrat edhe meshkujt, megjithatë arsyet e gënjeshtrës janë të ndryshme.
Rrenat e të dyja gjinive në veçanti realizohen gjatë komunikimit ‘online’. Shumica e femrave të cilat kanë hyrë në ndonjë faqe interneti , thonë se shumica e meshkujve i ka gënjyer për gjatësinë e tyre. Nga ana tjetër, meshkujt pohojnë se shumica e femrave në profilin e tyre kanë vendosur fotografi të realizuara disa vite më pare ashtu që të duken më të reja.


Leave a Reply