Mediet në Beograd njoftojnë se qeveria e Aleksandar Vuciqit po dëshiron të ketë raketa të sofistikuara të mbrojtjes kundërajrore dhe avionë lufte MiG 29.
E një burim i shërbimit federal rus për bashkëpunimin ushtarak e teknik me Serbinë ka treguar se edhe Moska është e interesuar dhe po e shqyrton dërgimin e këtyre pajisjeve në Beograd.
Bëhet fjalë për sistemet kundërajrore të tipit “tor”, “pancir” dhe “buk”, e po ashtu edhe avionë gjuajtës MiG-29.
“Serbia është partner yni strategjik në Evropë në shumë sfera, duke përfshirë edhe atë teknike-ushtarake”, ka thënë burimi në fjalë.
Beogradi është përfshirë në një pazar të mundshëm të arsenalit luftarak nga Rusia pas njoftimeve nga Zagrebi që thonë se Kroacia ka bërë plane për të blerë raketa taktiko-operative të llojeve MGM-140 ATACMS nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply