Një here në dy vite organizohet nga Komiteti i shoqatave të të huajve ky aktivitet i rëndësishëm për të gjithë pjesëmarrsit në këtë eveniment. Pregatitjet për këtë fillojnë shume herët ,ku dhe ideja për realizimin e tij bëhet që në muajin maj,që zakonisht bëhet takimet e përvitshme ,ku vete kryesia e ketij Komiteti bën bilancet e një viti pune. Në këtë vit ishte organizuar edhe më mirë se vitet e tjera,me më shumë pjesëmarrës,por edhe më shumë cilësi të programit,ku u përcollen gjatë gjithë mbrëmjes pjesë të zgjedhura ,nga nacionalitet e ndryshme që jetojnë e punojnë në Danimarkë. Nën kujdesin e 29 ambasadave ishte pregatitur edhe kushina tradicionale e cdo vendi,ku pjesëmarrsin shijuan ushqimet e bollshme në tavolinat e rreshtuara . Cdo tavolinë mbante jo vetëm emrin ,por edhe flamurin e shtetit që përfaqësonte. Për të gjithë të pranishmit ishte një mbrëmje e bukur që percolli shumë mesazhe bashkëpunimi në mes vendeve të ndryshme . Këto mbrëmje afrojnë jo vetëm bashkëpunime ,por edhe njohje me shumë kultura. Nuk mungonin veshjet tradicionale nga shtete të ndryshme ,por njëkohsisht njerzit që donin të dinin me shumë për shtete të ndryshme ,ketë mund ta mësonin ,nëpërmjet fletëpalosjeve të shumta që ishin në tavolinat e shteteve pjesëmarrëse.
Në ketë aktivitet ishte pjesëmarrse krahas shoqatës Alba – Dansk edhe Ambasada e Shqipërisë ku ajo sivjet u paraqit me guzhinën shqiptare. Ushqimet e servirura u pëlqyen shumë nga të pranishmit,cka dhe u pa në shpejtësinë e ngrënies së tyre. Është interesant fakti që byreku shqiptar pëlqehet shumë nga të huajtë . Është një traditë e hershme e nënave tona ,pregatitja e byrekut. Byreku në Shqiperi pregatitet në disa menyra ,me pak petë që e përdore zona e Shqiperisë së mesme dhe e jugut,por edhe byreku i veriut që pregatitet i trashë dhe me shumë peta .Kjo tavolinë u shtrua nën përkujdesjen e ambasadorit të Shqipërisë në Kopenhagë z. Kastriot Robo.
Në program ishte dhe lotaria që ndaheshin dhurata për të pranishmit në këte mbrëmje. Kjo mbrëmje shkoi deri ne mesnatë ,ku u shoqërua me muzikë dhe pjesëmarrsit patën mundësi edhe të vallzonin me partnerët e tyre. Ishte një mbrëmje që la një shije të mirë dhe një mbrëmje nga ato të nivelit të lartë . Ne si Kryesie e Shoqatës ndjehemi krenar që jemi pjesë e ketij Komiteti me të drejta të plota dhe në vendimarrje,ku njihet edhe e drejta jonë. Në këto aktivitete ne kemi mundësi të shpalosim cdo gjë që i intereson atdheut tonë dhe komunitetit shqiptar në Danimarkë. Ne jemi një lidhje e mirë midis komunitetit dhe Komitetit të shoqatave të të huajve,një lidhje e mirë me shoqatat dhe ambasadat e huja që janë në Danimarkë. Ne jemi përcjellsit më të mirë të kulturës ,tradites ,turizmit dhe cdo gjëje të mirë të shqiptarve,për ta bërë atë publike dhe te njohur në shumë shtete të botës,sepse kontaktet tona të vazhdueshme e mundësojnë më së miri këtë.
Por ne me keqadhje vërejme se ato shoqata shqiptare,sado pak që kane një aktivitet e bëjnë ne rrethe të mbyllura dhe nuk kërkojnë që të bashkëpunojnë me shoqatën,por edhe ato talente të reja mbesin të padalur në dritë dhe te panjohur per nje publik më të gjërë. Ne tashmë të njohur publikisht nga shteti danez,por dhe nga mbi 150 shoqata të huajve plus ambasadat ,si një shoqatë ,ambasadore e kulturës për shqiptarët e Danimarkës. Kryesia shpreh bindjen se drejtuesit e shoqatave shqiptare do ta kuptojnë rëndësinë dhe rolin që luan shoqata Alba – Dansk ,në pronovimin e kulturës e të traditave tona shqiptare,duke i prezantuar shqiptarët denjësisht .


SEKTORI I SHTYPIT
ALBA – DANSK


Leave a Reply