Policia gjermane në qytetin Krefeld ka arrestuar një shtetas 36 vjeçar nga Kosova,i cili dyshohet për përfshirje në vjedhjen dhe kontrabandimin e makinave luksoze nëpër Evropë.
Ai u ndalua pas zbulimit se kishte shitur dy makina luksoze Mercedes – Benz dhe BMË me një vlerë prej 80 mijë eurove. Dy makinat rezultuan se ishin vjedhur muaj më parë në Belgjikë dhe ato u shitën në Dizeldorf të Gjermanisë.
Policia theksoi se i ndaluari nën shoqërimin e një personi tjetër përgatisnin dokumente false për veturat, duke i lajmëruar ato si vetura të blera në Gjermani. Autoritetet gjermane urdhëruan që shqiptari të mbetet në burg dhe të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me policinë belge.
Me urdhër të Gjykatës është arrestuar edhe një shtetas tjetër nga Kosova në qytetin Aachen i cili supozohet të ketë falsifikuar dokumentacionet e veturave të shitura. Hetimet e Gjykatës në Krefeld janë duke u koncentruar në krimin e organizuar, për atë edhe hetimet e thella në këtë rast. E vërteta është se poseduesi i “Garazhës” në Aachen me origjinë nga Kosova kishte përkthyer këto dy vetura duke shpjeguar se ka blerë ato në Belgjikë, përderisa ato në Belgjikë datonin si të vjedhura.
Dy ditë më vonë është lajmëruar edhe fqiu i kosovarit 36 vjeçar dhe ka shpjeguar se ai ka blerë nga Kosovari veturën e tipit BMW me vlerë prej 40.000 Euro vetëm për 19.000 Euro. Policia ka konstatuar se vetura e tipit BMË ishte vjedhur në qytetin Cortil.
Një person tjetër është lajmëruar se Kosovari kishte tentuar ti shes veturën e tipit Mercedes vlera e të cilit ishte 39.000 Euro për 12.000 Euro, por që kjo shitje nuk u përfundua pasi reagoj policia.
Sipas policisë, telefoni i të dyshuarit ishte duke u përgjuar me lejen e gjykatës, ngase ai ishte i papunë dhe jetonte në një luks tejet të lartë. (A.Martini/INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply