Lon Karrica
Në emër të Nënës Terezë u rritën Alban Krasniqi dhe Albulena Haxhiu, në një kohë kur familjet e tyre përfitonin ndihma sociale, që nga pelenat, qumështi e deri te ushqimi i përditshëm.
Sot, pasi kanë ardhur në pushtet, po bëhen pengesë për një projekt që lidhet me figurën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë. Kjo është një kontradiktë që meriton të shtrohet publikisht dhe të kërkojë përgjigje.
Por një gjë duhet ta dinë të gjithë: Puna që ka filluar nuk duhet të ndalet!
Zgjohuni, qytetarë të Kosovës! Mos lejoni që pushteti, interesat politike apo ideologjitë e ngushta të bëhen pengesë për projektet që i shërbejnë shoqërisë dhe identitetit tonë.
Kosova ka nevojë për zhvillim, arsim cilësor, shëndetësi funksionale, tolerancë, demokraci dhe integrim evropian.
Nuk kemi nevojë për izolim, përçarje dhe mentalitete që na largojnë nga Evropa. Kete po e ban me Sukses Partija Neo Komuniste e Lvv-se ne Pushtet. Ne Kemi nevojë për një Kosovë moderne, demokratike dhe evropiane.
Asnjë pushtet nuk është mbi qytetarët dhe asnjë pushtet nuk është i përjetshëm!
Autori: Lon Karrica
burimi/Facebook


Leave a Reply