Keto cudira ndodhin vetem ne Memedheun tone te shumevuajtur.
Kerkese Bashkisë së Tepelenës nga Kozeta Zylo, New Yok
I lutem Kryetarit te Bashkisë së Tepelenës
z.Termet Peci të ngrejë një shtatore për FEHMI BEJ MEZHGORANIN përballë Bashkisë. Mendja dhe pena e Tij firmosi për Pavarësinë e Kombit dhe nënshkruajti ligjet e shtetit shqiptar. Shok i ngushte me Ismail Qemalin, babain e Kombit i cili e emëroi si avokat për Juridiksionin shqiptar.
Mirenjohje per te gjithe vellezerit dhe motrat mezhgoranase si dhe te gjithe patriotet e mi tepelenas qe do te me mbeshtesin ne kete nisme.
Fehmi MEZHGORANIT i kemi borxh si tepelenas per mosnjohje kombetare si dhe per shtatoren qe t’i ngrihet ne mes te Tepelenes.
Shpresoj dhe kam bindjen qe z.Termet Peci dhe keshilltaret e tij do ta marrin ne konsiderate propozimin tim dhe se bashku te inagurojme shtatoren e FEHMI BEJ MEZHGORANIT, FIRMETARIT TE PAVARESISE!
Fehmi Bej Mezhgoranit
(Firmëtar i Pavarësisë, avokat në hartimin e Juridiksionit ligjor, që e shkëputi atë nga Perandoria Osmane, Prefekt i Dibrës, në kohën e Zogut.
dhe drejtori i gazetës “Zgjimi” etj…
Per ironi të fatit historia e ka lënë në hije, këtë bir të shquar të Kombit.
Mbeti shpirti tënd në Flamurin kuq e zi,
Në valëvitjen e tij shpaloset firma tënde,
Erdhe nga Janina të nënshkruaje Pavarësinë,
O Biri i Mezhgoranit, mendjendritur Tepelene.
Në ballkonin e Vlorës, si në legjendat pellazge,
Dëgjova emrin tënd, dhe zjarr më ndizej në gji,
Atje ku hartove ligjet e kohës,
O Feim Mezhgorani, dritë e vendlindjes, ti!
Ti heshtur na mbledh, si shenjt çdo Nëntor,
Mali i Trebeshinës dridhet nga malli,
Populli të kujton, me flamur në dorë,
O bir Atdheu, Feim Mezhgorani!
Nga qielli i Dibrës, vjen zëri nëpër erë,
Si etyd mëngjesi, mbështillet gjithë qyteti
Qeshen sytë tanë mes shkrimeve me vlerë,
Feim Mezhgorani, shpirti atje të mbeti…
Këtu nga Manhattani me krahë mjellme,
Të përshëndes nga larg, flamur i hapur,
O Feim Mezhgorani, që ligjet hartove,
Të mbroje tokën nga osmanllinjtë përgjakur.
Ti ndrin atje, në palët e Flamurit,
Me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin,
Dallgët e shekujve mbi shpinë i mbani,
Me burrat e shquar, Feim Mezhgorani!
Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, pas Shpalljes se Pavaresise, Petro Poga caktohet Ministër i Drejtësisë si pjesë e Qeverisë së Parë Shqiptare, post të cilin e mban deri në vitet ’20. Krahas kësaj detyre, Ismail Qemali dhe Qeveria e Vlorës e ngarkuan edhe me detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë 1913-1915. Së bashku me avokatët e shquar Kristaq Tutulani dhe Feim Mezhgorani harton Statusin që shkëputi Gjykatën Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisë Osmane.
Marre nga libri “Nje fjongo Dielli nga Nju Jorku” botuar nga “Bota Shqiptare” Tirane
Fehim bej Mezhgorani (Fehim Tepelena) u lind më 12 gusht 1874, në Mezhgoran, Tepelenë) (një burim tjetër, nga të afërm të tij, thekson vitin 1877), në një familje të arsimuar dhe patriotike tepelenase, nga fshati Derven. Fehimit, fare i mitur, i kishte munguar dashuria e nënës, Halimesë. Babai, Myrtezai, e dërgoi Fehimin, pasi kreu arsimin fillor në vendlindje, të mësonte fillimisht në gjimnazin “Zosimea”, të Janinës, të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera, dhe më pas në Stamboll, të vazhdonte studimet e larta për drejtësi, të cilat më 1902 i mbaroi me rezultate të shkëlqyera. Në atë kohë Stambolli kishte mbledhur ajkën e djemve atdhetarë shqiptarë, të shquar për dije e aftësi të rralla në drejtimin e administratës. Ndërmjet këtyre bijve të shqipes, të detyruar për të studiuar e punuar nën ombrellën e perandorisë osmane, qe edhe juristi i ardhshëm Fehim Mezhgorani.
I ndikuar nga atdhetarët Sami Frashëri, Shahin Kolonja e Rasim Dino, u bë veprimtar i zellshëm i klubit të shqiptarëve në Stamboll.
Në vitin 1912, kur u vra Kadri Gjata, Fehim Mezhgorani u zgjodh kryetar i klubit “Bashkimi”, të Janinës, duke pasur një angazhim të madh në zhvillimin e veprimtarive patriotike në të mirë të zgjerimit e propagandimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Sapo mori lajm për nismën e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, për shpalljen e mëvetësisë, ai mori rrugën nga Janina për në Vlorë. Fehim bej Mezhgorani qe delegat i Tepelenës në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, caktuar nga populli i Tepelenës në zëvendësim të sheh Maksutit dhe të Sami beut, të cilët qenë të sëmurë dhe nuk mund të merrnin pjesë në kuvendin e Vlorës. Pranimi i tij delegat i Tepelenës u bë pas leximit të telegramit, dërguar nga populli i Tepelenës, në mbledhjen e datës 3 dhjetor 1912, i cili caktonte delegat të tij Fehmi Efendinë (Mezhgoranin- H. L.), duke u bashkuar me delegatin tjetër tepelenas, Aristidh Ruçi dhe Kristo Meksin. Duhet sqaruar se fillimisht ai erdhi në kuvend për të përfaqësuar klubin “Bashkimi” të Janinës. Fehim Mezhgorani nuk qe nënshkrues i aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, që në ditën e parë, mbasi erdhi me vonesë, ndaj e ka nënshkruar aktin më pas, me gjithë grupin e delegatëve Gjirokastër-Tepelenë. Më 4 dhjetor, ditën e krijimit të ministrisë (qeverisë së hëpërhëshme-ministrive) Fehim Mezhgorani, së bashku me delegatin tjetër të Tepelenës, mikun e tij të kahershëm, Kristo Meksin, i kanë dërguar kryesisë së Bashkisë së Tepelenës dhe popullit të këtij rrethi, telegramin në vijim: “Ju japim lajmin e gëzueshëm se Kabineti edhe Senati u formuan. Presim përgjigjen e telegramit që u dhamë dje…”. Qeveria e Vlorës e caktoi fillimisht Mezhgoranin në detyrën e ndihmësit të ministrit të Drejtësisë, Petro Poga, me qëllim për të hartuar aktet ligjore të shtetit të ri të sapoformuar.
Në vjeshtën e vitit 1913, Fehim Mezhgorani rreshtohet në listën e personave që përgatiten dhe dërguan protesta të ashpra në kancelaritë e Fuqive të Mëdha dhe bënë demonstrime kundër masakrave çnjerëzore që kryen shovinistët grekë e serbë mbi popullsinë e pambrojtur në viset kufitare me këto vende fqinjë. Me largimin e qeverisë së Vlorës dhe marrjen e drejtimit të shtetit të ri shqiptar nga Këshilli Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK), në mars 1914, Fehim Tepelena u caktua për drejtimin e Policisë së Vlorës. Sipas disa burimeve jo zyrtare rezulton se ai ka ushtruar edhe detyrën e prokurorit në kohën e Luftës së Parë Botërore (vitet 1917-1918) dhe pastaj të noterit përmbarues (1917-1918). Fakt është se Fehim Mezhgorani ka qëndruar në Shqipëri në kohën e Luftës, mbasi nuk mund të kthehej në Janinë për shkak të aktivitetit të tij politik kundër Greqisë, në mbrojtje të problemit të Shqipërisë së Jugut. Pas krijimit të qeverisë së re të Shqipërisë (sipas vendimeve të kongresit të Lushnjës), Fehim Mezhgorani, rezulton të ketë qenë hetues në Gjykatën Politike në Tiranë në vitin 1920. Referuar burimeve arkivore rezulton të ketë qenë pyetësor, (anëtar Aqif Përmeti dhe kryetar Halim Gostivari) në çështjen e lëvizjes esadiste, të kryesuar nga Osman Bali, (vrasësi i Hasan Riza Pashës në vitin 1913 në Shkodër), me pjesëtar Qamil Mulleti, Myrteza Arbana, Shaban Bali, Zyber Qehaja, Ibrahim Katroshi, Beqir Hasan Kazazi, Ibrahim Mehmet Sheh Petrela, Xhafer Elbasani, Zyber Mytesim Këlliçi, Hoxhë Mehmet Farka, Ibrahim Shaban Bali, Ali Mahmut Beqiri. Në përfundim të hetimit, më 15 qershor 1920, Fehim Tepelena kishte shkruar se Osman Bali kishte qenë i lidhur “me një komitet që kishte qendra edhe në vise të tjera që sundoheshin nga Serbia, si Dibra”. Sipas tij, ky komitet kishte për qëllim copëtimin e atdheut, “tue e lëshua çika-çika në duert e armiqve, mori përsipër kryesinë e çetave të armatosuna tue veprue kundër interesave t’atdheut, me qëllim të prishi qetësinë qi ashtu të ndihmoj armiqt lakmues”. Burime të sigurta arkivore provojnë se në vitin 1922, ai ka qenë anëtar i grupit hetimor të çështjes së lëvizjes së marsit 1922, (kohë kur forcat e Elez Isufit, Bajram Currit, Halit Lleshit etj. tentuan të rrëzojnë me forcën e armëve Ahmet Zogollin), i kryesuar edhe kësaj radhe nga Halim Gostivari. Edhe në këtë kohë ai është thirrur Fehim Tepelena. Në këtë rast janë dënuar 94 persona, përfshirë (në mungesë) edhe Hasan Prishtina, Hoxhë Kadria, Mustafa Kruja, etj.. Në vitin 1923 e gjejmë Mezhgoranin në grupin e shqiptarëve që protestuan pranë Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e çështjes çame, kundër shpërnguljes me dhunë nga trojet shqiptare, të kësaj popullsie të përvuajtur e të gjakosur prej barbarive greke.
Më vonë, sipas njoftimit të gazetës “Tirana”, Fehim Mezhgorani u emërua prokuror i Tiranës, në korrik 1925. Zogu, në kundërshtim me dëshirën e Fehimit, e ka emëruar prefekt në Dibër, me synimin për ta eliminuar fizikisht. Sipas mbesave të tij (Adelina Mamaqi e Lindita Tepelena), Fehimi pranoi të shkojë në atë detyrë duke i kërkuar Zogut ordinancë të përhershme, mbasi kishte armiqësi me dibranin Sulë Shehu, njëkohësisht mik i Zogut dhe burrë me influencë të madhe në zonën e Dibrës. Në fillim të vitit 1929, ka zëvendësuar në detyrë prefektin e Dibrës, Spiridon Kacarosi. Shtypi i asaj kohe ka evidentuar punën e mirë të Fehimit në detyrën e prefektit në Dibër.
Fehim Mezhgorani, punoi në prefekturën e Dibrës deri në shuarjen e tij, më 1930, kur u “vetëvra”.
Ne intervisten qe I kam marre shkrimtares se mirenjohur Adelina Mamaqi ajo dhe familja e saj akuzojne Zogun per vrasjen e Fehmi Bej Mezhgoranit.
Fehim Tepelena, funksionet e tij nuk i shfrytëzoi për të vënë pasuri, por ishte kaq i ndershëm e bujar, sa edhe adjutantin, që e vrau, e mbante me ushqim dhe i thoshte: “dërgoja rrogën familjes”!
Falenderoj studjuesin Xhezo Cana i cili me dergoi fotot e gazetes “Zgjimi” marre nga Arkivi shteteror Kombetar. Mirenjohje per bashkepunimin!
Gjithashtu Jane shfrytezuar materiale nga autori Hile Lushaku nga libri “Drejtorët e përgjithshëm të policisë shqiptare, 1913-2013”
Ps: Për historinë e Mezhgoranit u shfrytëzuan materiale të ndryshme dhe njëkohësisht hodha kujtimet nga memorja fenomenale, tejet e saktë dhe me ndershmëri te babait tim të shtrenjtë Brahim Gjonit, i cili nuk e ndau librin një jetë nga dora.
Maj, 2015
Manhattan, New York




Burimi/Facebook


Leave a Reply