Po, është e lehtë të quash të rinjtë të sotëm të brishtë, pasi atyre u janë hequr kufijtë, përgjegjësia, parimet dhe ndjenja e pasojave.
Dhe po, ka shumë gjëra që nuk shkojnë me këtë brez.
Nevoja për të qenë i varur nga të tjerët është e madhe. Brishtësia emocionale gjithashtu. Adoleshentë që nuk mbajnë dot përgjegjësi, vajza që ngatërrojnë ekspozimin me pjekurinë dhe djem që nuk e marrin seriozisht angazhimin.
Dhe të rriturit pyesin: «Çfarë ndodhi me këtë brez?»
Ndërsa unë ua kthej pyetjen: «Kush e krijoi këtë brez?»
Sepse është shumë e lehtë të kritikosh pasojën dhe të injorosh shkakun.
Ne ndaluam së vendosuri kufij. Ndalëm së mësuari se çdo veprim ka pasoja. Ndalëm së kërkuari përgjegjësi. Ndalëm së thëni «jo». Ndalëm së mësuari se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, sepse dikush vendosi se kjo mund t’u shkaktonte trauma.
Dhe kështu, i zëvendësuam parimet me rehatinë.
Zëvendësuam autoritetin me miqësi, korrigjimin me fajësimin, dhe tani habitemi.
Habitemi sepse kemi krijuar të rinj që
nuk dinë të përballen me zhgënjimin,
që kanë nevojë të pranohen gjatë gjithë kohës,
që shemben përballë çdo refuzimi
dhe që nuk i durojnë dot gabimet.
Kuptoni një gjë:
Ky brez nuk ka lindur i brishtë.
Ai është trajnuar të besojë se
1-çdo parehati është dhunë dhe
2-se çdo dëshirë duhet plotësuar.
Prandaj, përpara se të pyesim se çfarë ndodhi me të rinjtë e sotëm, ndoshta brezi i mëparshëm duhet të ketë guximin të pyesë veten:
Çfarë harruam t’u mësojmë?
Sepse një brez pa kufij nuk bëhet i lirë. Bëhet i humbur.
“Liria pa përgjegjësi nuk është liri, por mungesë drejtimi.”
Mendoj
FN
Burimi/Facebook


Leave a Reply