Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare Prof. Dr. Rifat Talani, pedagog i njohur, studiues dhe ish-drejtor i Departamentit të Gjeografisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Përmes mesazhit të ngushëllimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vlerëson kontributin e tij të çmuar akademik, pedagogjik dhe kërkimor-shkencor në fushën e gjeografisë. Sipas universitetit, veprimtaria e tij u dallua për përkushtimin ndaj dijes, studimit dhe përcjelljen e përvojës shkencore te brezat e studentëve.
Ndër dëshmitë e angazhimit të tij shkencor spikat veprimtaria botuese, ku veçohet monografia “Morfologjia dhe morfometria e luginave në Alpet e Shqipërisë”, një studim me vlera për njohjen dhe dokumentimin shkencor të hapësirës natyrore shqiptare.
Ndarja nga jeta e Prof. Dr. Rifat Talanit përbën një humbje të ndjeshme për komunitetin akademik të Universitetit të Shkodrës, kolegët, studentët, familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin dhe të bashkëpunonin me të.
Burimi/Facebook/Realiteti Post


Leave a Reply