Austria hap kuotën për 2 mijë punëtorë nga Ballkani, paga mbi 2 mijë euro edhe për kosovarët!
Nga 1 dhjetori 2026, Austria do të hapë një kuotë të posaçme prej 2 mijë punëtorësh sezonalë nga pesë shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.
Mundësitë e punësimit janë kryesisht në sektorin e turizmit dhe gastronomisë, ku kërkohen kamerierë, kuzhinierë, ndihmës kuzhine dhe punonjës për mirëmbajtjen e hoteleve.
Pagat mujore bruto për disa pozita fillestare janë rreth 2,100 euro, ndërsa për punëtorët e kualifikuar mund të tejkalojnë 2,600 euro.
Kërkesa për punëtorë është veçanërisht e lartë në rajonet turistike të Tirolit dhe Salzburgut.
Qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi duhet të gjejnë fillimisht një punëdhënës në Austri, i cili më pas aplikon për lejen e punësimit. Pas miratimit, punëtorët duhet të pajisen me vizën përkatëse.
Vendimi do të jetë në fuqi deri më 30 nëntor 2028. Kuota ndahet ndërmjet pesë shteteve dhe nuk garanton punësim automatik. .
Burimi/Istagram/joq.kosovo


Leave a Reply