PD në Malësinë e Madhe diskuton kandidatët për zgjedhjet vendore, emri i 29-vjeçarit Armenis Kukaj pranë kandidimit
Në Partinë Demokratike në Malësinë e Madhe kanë nisur prej disa ditësh diskutimet në strukturat lokale për emrat e mundshëm që mund të garojnë për postin e kryetarit të Bashkisë në zgjedhjet vendore të 9 majit.
Burime për “Portalin e Shkodrës” bëjnë me dije se një nga emrat e propozuar për kandidim, i cili i është përcjellë edhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha, është Armenis Kukaj, 29 vjeç.
Kukaj është prej vitesh pjesë e strukturave të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe. Ai ka qenë futbollist dhe ka përfunduar studimet e larta në fushën e edukimit fizik.
Ndërkohë, në diskutimet për kandidaturën e mundshme përmenden edhe deputeti aktual Ramadan Likaj, si dhe kryetari i PD-së në Malësinë e Madhe, Fred Stërkaj.
Procesi i diskutimeve në strukturat e demokratëve pritet të qartësojë emrin që do të përfaqësojë Partinë Demokratike në garën për drejtimin e bashkisë.
Po ju, cili prej emrave të përmendur është në diskutimin tuaj për kandidaturën e PD-së në Malësinë e Madhe?
Burimi/Facebook/portali_shkodres


Leave a Reply