Por historia jonë me themeluesit është një proces kompleks dhe shpesh tragjik. Në gjysmën e viteve të Pavarësisë së shtetit emrat e tyre u censuruan, u denigruan apo u zëvendësuan nga “heronj” të tjerë, bazuar në kritere ideologjike. Një studim i plotë mbi mënyrën sesi i kemi trajtuar etërit themelues dhe simbolet e shtetit para dhe pas 1945 apo 1991 gjendet online në një botim timin në revistën “Studime Historike” (2019).
E dini? Në fjalorin enciklopedik të periudhës 1985 Kuvendi i Vlorës, pra organizimi kryesor i shpalljes së Pavarësisë dhe shtetit ishte zë dytësor, shumë më pak reshta sesa termat “klasa punëtore” apo Kongreset e Partisë. Madje, sic shihet në këtë foto ilustruese, Haxhi Qamili me lëvizjen e tij “Duam Babën”, d.m.th., rikthimin nën shtetin prej të cilit shpallëm Pavarësinë ka zë të nderuar vlerësues, kurse mbi 70% e etërve themelues, përfshirë ata që ruajtën dhe publikuan dokumentet historike të vitit 1912, nuk përmenden, nuk vlerësohen dhe as nuk kujtohen. Sepse bazuar në kriterin ideologjik të periudhës pas LIIB ata që ishin gjallë u pushkatuan ose u shpallën armiq, ata që kishin vdekur u shpallën tradhtarë.
Si shtet e shoqëri ne vijojmë të jemi në borxh me Pavarësinë dhe etërit themelues. Jo vetëm se konceptet e shtetit dhe Pavarësisë shpesh i deformuam, por edhe sepse një shtet funksional e bëjnë institucionet përfaqësuese dhe funksionale, qytetarët e lirë dhe të pavarur, shoqëria e hapur dhe me kulturë shtetërore, respekti ndaj ligjit dhe Kushtetutës demokratike, ruajtja e identitetit dhe promovimi i vlerave, elitat e formuara dhe profesionale, – pra shumë prej cilësive që ende nuk i kemi jetësuar!
28 nëntori është ditë krenarie. E shumëfishtë.
Është edhe ditë festive kryesisht me një protokoll formal dhe statik ku drejtuesit e radhës, të cilët shpesh kanë perceptim negativ në shoqëri, pozojnë me flamur e shqiponjë. Duhej të ishte më shumë se kaq, duhej të ishte një ditë reflektimi, mësimi nga gabimet e të kaluarës, ditë rehabilitimi dhe nderimi për etërit themelues, ditë nxitjeje dhe frymëzimi për ndryshim cilësor në shtet, në shoqëri, në memorie, në histori, në raportin midis qytetarit dhe pushtetit, në fitimin e kohës së humbur, etj, etj. Duhej. Nuk është ende. Pamjet nga Tirana në 5 muajt e fundit dhe ato nga Vlora e sotme janë dëshmi.
Artikulli online:
http://asa.edu.al/…/Revista-Studime-historike-3-4-2019…
Burimi/Facebook


Leave a Reply