Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh urimi për popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Rubio vlerëson marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes, politikës së jashtme dhe luftës kundër krimit të organizuar e kërcënimeve kibernetike. Ai shprehet se SHBA-të presin thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim bashkëpunimin e thelluar të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështjet kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet e paraqitura nga grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të adresuar kërcënimet kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike.
Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht.”
Burimi/Istagram/euronews_albania


Leave a Reply