Një falënderim i veçantë për shokun tonë të nderuar, Fejsal Dalipi nga Sanakosi legjendar, i cili sonte ishte nikoqiri ynë dhe shtroi një darkë speciale me rastin e festës së madhe të Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorit.
Ishte një mbrëmje e paharruar, e mbushur me respekt, ngrohtësi, muhabet e shoqëri të mirë, ku në mesin tonë patëm nderin të kishim Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin z. Fadil Zendeli, Prokurorin Afrim Fidani, si dhe hoxhallarët e nderuar Ruzhdi Asipi dhe Nexhat Ceka.
Faleminderit, shoku Fejsal, për mikpritjen, respektin dhe zemrën tuaj bujare!
Një mirënjohje e veçantë edhe për dhëndrin Kushtrim Fidani, djalin Arlind Dalipi dhe mikun Amet Odri, të cilët u angazhuan me përkushtim që kjo mbrëmje të ishte sa më e bukur dhe e paharruar.
Allahu ju shpërbleftë të gjithëve, juve dhe familjeve tuaja të mrekullueshme!
Zoti ju dhashtë shëndet, lumturi dhe bereqet në çdo hap të jetës!
Respekt dhe mirënjohje për miqësi të tilla që na bashkojnë!



Burimi/facebook


Leave a Reply