![]()
Komuna e Dibrës përmes disa aktiviteteve do të shënojë 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Me moton “Edhe Dibra feston 100 vjetorin e flamurit kombëtar”, pushteti lokal prej mbrëmë shpalosi programin e festimeve, i cili nisi prej mbrëmë deri më 28 nëntor, përmes manifestimeve të ndryshme.
Kryetari i komunës, Argëtim Fida deklaroi se janë paraparë aktivitete të ndryshme kulturore, letrare dhe artistike që shënojnë këtë festë kombëtare.
“Një ngjarje e rëndësishme përveç aktiviteteve festive do të jetë edhe lëshimi në përdorim i sallës së re sportive në praninë e personaliteteve vendore dhe ndërkombëtare, një projekt i mbështetur nga paratë e Komisionit Evropian”, deklaroi Fida.
Manifestimet kanë në program: Maratonën filmike të filmave shqiptarë, manifestimi poetik “Portat poetike – dr. Lutfi Turkeshi”, shfaqja teatrale “Skenderbeu” si dhe akademia qendrore si një manifestim qendror që do të mbahet më 26 nëntor. Nata e 28 nëntorit do të festohet me fishekëzjarre masive në qytet për të kujtuar 100 vjetorin e flamurit. (INA
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply