
Shoqata e shqiptarëve të Nionit që ka vite që tregoj që suksesi i punës së tyre është sukses i komunitetit shqiptar. Organizmet me dhe për komunitetin kanë dhën e po japin rezultate të mira e këto rezultate po japin shembujë të mirë dhe vullnetë që gjeneratat e reja të lindura e të rritura në Zvicër të rreshtohen pranë komunitetit shqiptar, pranë vlerave të mirëfillta shqiptare.
Vetë prania e udhëheqësis zvicrane të qytetit të Nionit dhe përfaqësueseve kantonal, përfaqësus të autoriteteve shtetërore të Republikës së Kosovës, të përfaqësueseve të shoqatave shqiptare të kantonit Vaud, animatori i TV21 Labi, Këngtarët e mirënjohur të ekstradës të Kosovës- Zonja Remzie Osmani dhe Zotëri Nexhat Osmani, institucioneve tjera tregon forcën mobilizuese të komunitetit dhe shoqatave shqiptare të Nionit.
Në fjalimin e Zotëri Visar Qusaj, kryetar i shoqatës së Shqiptarëve të Nionit, dhe në fjalimin e Zotëri Arjan Kashtanjevës zëvëndës Konsulli në Konsullatën e Gjenevës u kujtua qëllimet e manifestimit duke vënë rëndësin në kujtesën e historisë së Kombit shqiptar , kujtesë e ndritëshme dhe e vuajtur. Ku u përmend fakti që ende nuk është shijuar Liria e plotë se gjurmët e shtypjesë ndaj popullit tonë shifen në qdo sferë të jetës në Kosovë
U cekë se : mos harresa për të gjithë heronjët dhe dëshmoret është vlersim për Lirinë
Homazhi që bëhet për të vlersuar trimërin dhe sakrificën e kombit tonë është një formë e mbrojtjës e të mirës dhe mos lenjës hapësirë që Historia e okupimit të trojeve shqiptare të përseritet.
Vlersimi dhe mbrojtja e vlerave dhe idealeve qoftë në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni është rrugëtim I së Mires që shpije deri në shijimin e Lirisë .
Rrugëtim I së mires shifet edhe këtu në Mërgat ku anëtarët e shoqatave shqiptare me punën dhe devotshëmërin po kontribojnë që emri Shqiptar të citohet për të mire. Që kultura shqiptare të njihet e vlersohet qoftë nga brezat e rinjë qoftë nga të huajët apo nga zvicranët.
Zotëri, Driton Kajtazi, Drejtor i Institutit Zvicran të Studimeve Shqiptare (www.iseal.ch) bëri prezentimin duke u ndalur e përmbledhur data të rendesishme historike për Kombin Shqiptar, fakte gjuhësore lidhur me rrugëtimin e gjuhës shqipe, përmbledhje për diasporën shqiptare në botë, etj.
Zonja Stephanie Schmutz , drejtuese e shërbimit social të qytetit të Nionit në fjalimin e sajë vëri në pahë përpjekjet që komuniteti shqiptar për integrimin në shoqërin lokale, rëndesia e këtyre përpjekejeve po konkretizohet me shumë projekte që komuna e Nionit mbështet. Shoqatat shqiptare janë bër urëlidhëse në mes autoriteteve komunale dhe komuniteti shqiptar.
Për të vlersuar punën e pesonaliteteve dhe institucioneve për komunitetin shqiptar, shoqata shqiptare e Nionit ndau dhe u shpërblyen me « Qmime të Meritës » : qyteti i Nionit, Shërbimi i qeshtjeve sociale dhe edukimit dhe Zotëri Driton Kajtazi.
Shpërblimet u ndanë nga njëri nga « gjeneratorët e shoqatës shqiptare», Zotëri Mustafë Rrahmani , aktivistë dhe atëdhetar i komunitetit shqiptar në kantonin Vaud e më gjerë.
Pas fjalimeve dhe ndarjeve të qmimeve, filloj programi artistikë i prirë nga shkolla shqipe , shkollë që organizon ka vite kurse plotësuese në gjuhën shqipe.
Programi artistikë i Artistëve Remzie e Nexhat Osmani ashtu si gjithmon ishte në nivel madhështor të festës duke bër që kënga dhe vallja shqiptare të jehojë deri në orët e vona të mbremjës .
Rrugëtimi i festës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipëris po vazhdon me manifestime dhe ngjarje në gjithë kantonin Vaud e në gjithë Zvicrën. (tung.ch/INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply