Ngado ta kapësh, harta e re administrative e Qarkut Shkodër e propozuar nga PS, asht jo vetëm kundër traditës, përkundër kompozitave të krahinave përbërëse të Labiatisë, por e mirëmendueme për me thjeshtu dhe shkurtu, shumë shpejt, nesër, sipas radhës së cungimeve të të drejtave të popullsisë rajonale, edhe numrat e përfaqësisë shkodrane në Parlament.
Ata, ideatorët e zhbalancimit të Shqipnisë, nuk dojnë të dijnë për ekzistencën e entiteteve që kanë mbajtë gjallë Shqipninë; nuk dojnë të dijnë për politikat cunguese administrative, të ndërmarra me qellime sunduese, përçarëse dhe dezintegruese, nga pushteti diktatorial pas vitit 1945; nuk dojnë të dijnë për nevojën e ruajtjes e emertesave krahinore në shtet, edhe pse padrejtësitë e historisë i kanë shqyer nga Atdheu; nuk ia ndjen aspak për ndjenjat e emigrantëvë, që edhe pse nuk jetojne me trup në vendlindje, shpirti, identiteti dhe të drejtat e shtetësisë jane të ngulitura në menyrë të pazgjidhshme ne regjistrin civil të vendlindjes.
Pse kjo mbrapshti?! Pse kjo komandë me arsye historike dhe përgjegjësi publike të përçydnuar?!
Pse ky ngut marramendës drejt përmbylljes së keqbërjes?! Pse kjo armë vrastare e drejtueme ndaj të drejtave rajonale të Shkodrës?! Pse kjo heshtje mjerane e përfaqësive shkodrane në Kuvendin Nacional? Pse kjo dritëshkurtësi dhe përulësi turpëruese e këshillave qytetare?!
Përgatituni për goditje të tjera shumë shpejt. Radha po i vjen zbritjes së numrit të kolegjeve, në mënyrë që robotizimi i deputetëve shkodranë në Parlament të jetë i plotë, përfundimtar dhe i pakthyeshëm.
Mirëpo, mos harroni: emigrantët janë të regjistruem në vendlindje dhe janë zgjedhës në vendlindje. Përderisa e drejta e zgjedhjes asht nji e drejtë kushtetuese e garantueme, edhe e drejta e numërimit të tyre si zgjedhës në kolegjet elektorale të Shkodrës, asht e pacënueshme. Për rrjedhojë, keqpërdorimi, ose përdorimi me dy kute të ndryshme, i shifrave rezidenciale dhe të emigranteve, sipas interesave politike elektorale, dikund të përllogaritshëm për shpërndarjen e kolegjeve, dikund jo, duhet të marrë fund.
Kolegjet duhet të përllogariten mbi dy kritere: mbi bazën e shumës së banoreve rezidente dhe emigrantë në total dhe duke respektuar të drejtat e krahinave historike me pasë përfaqësuesin e vet në Parlament.
Burimi/Facebook


Leave a Reply