E di se nuk është momenti, por duhet ta them sepse ndjej obligim moral dhe intelektual:
Të njëjtit njerëz që dikur gabuan shumë kur bënin presion e probleme për mu bë Gjykata Spenciale, sot janë të njëjtit që po gabojnë duke bërë presion e probleme për ta zhbë Gjykatën Spenciale. Si atëherë amaterë të paditur, edhe sot amaterë e të paditur.
E them botërisht dhe pa më ardhë marre: Do të më vinte turp po të isha në vendin e këtyre politikanëve. Do të ndjehesha i pakurriz të mjaftoja duke thënë: “Valla nuk e kemi ditur. Kemi menduar ndryshe. Na mashtruan”!
Jo zotni jo!
Gabimet skandaloze të këtij niveli nuk lahen me (vetëm) një pranim gabimi apo duke thënë se jeni mashtruar! Jo! Ato gabime MUND të lahen së paku duke i thënë lamtumirë politikës. Edhe atë, nëse mund të lahen! Sepse bërja politikë shtetërore do përgjegjësi të madhe. E për me kuptuar se çfarë përgjegjësie do, se çfarë donë të thotë kur nuk di dhe merr mbi supe përgjegjësi kaq të mëdha, shikoni tani se çka i kanë bërë vetes dhe Kosovës!
Për më tepër, ky nivel politikbërje do edhe njerëzillëk dhe burrni…!
EDHE DIÇKA: Trajtimi çnjerëzorë që ia bënë sot Prof. Dr. Fahrush Rexhepit është më shumë se turp. Të trajtohet ashtu vëllau i dëshmorit të kombit, nga njerëz që thirren në emër të UÇK-së, është më shumë se skandaloze. Në rastin më të lehtë është axhamillëk dhe injorancë totale!
Kësaj radhe: JO NË EMRIN TIM…!
Burimi/Facebook


Leave a Reply