Banesa është një nga problemet e pesë viteve të para të martesës.Ilaçi i saj është durimi, ekonomizimi i shpenzimeve dhe dashuria.
Në fillim të martesës, secili nga bashkëshortët mendon se është dhuratë nga Zoti për palën tjetër dhe, kur dëgjojnë për një problem apo kontradiktë midis dy bashkëshortëve të tjerë, habiten.Por, me kalimin e viteve ,pothuaj të njëjtat probleme ndodhin edhe me ta .Mosmarrëveshjet bashkëshortore shfaqen, ky është ligj i jetës.Sekreti qëndron në mënyrën se si të trajtohen këto probleme, me qëllim që jeta bashkëshortore të kthehet në një spektër të bukur shumëngjyrësh, me gjithë kontradiktat që ekzistojnë.
Le ta dijë gruaja,se çelësi i zemrës së bashkëshortit është i lidhur me harmoninë që do të krijojë ajo me nënën e tij.
Problemi: Ndryshimi i karaktereve
Të qenurit tipa të ndryshëm personaliteti, shkakton shumë probleme midis bashkëshortëve.
Zgjidhja
1-Mos këmbëngulni për gjëra të vogla që janë shkaqe për kontradikta.
2-Të evitohet mërzitja nga ekzistenca e ndryshimeve në zakone dhe në karaktere.
3-Bashkëshortët të përqendrohen në gjërat e përbashkëta që kanë midis tyre.
4-Të përpiqen që të shfaqin vetitë më të mira kundrejt tjetrit.
5-Procesi i njohjes së partnerit nuk duhet të konsiderohet si sfidë, por punët duhen lënë të rrjedhin vetë në mënyrë natyrale.
6-Të jenë optimistë, në mënyrë që gjithnjë të presin sukses dhe jo dështime.
Problemi: Ndërhyrja e vjehrrës
Ndërhyrja e vjehrrës është më e madhe në këtë kohë, sepse lidhja nënë bir vazhdon të jetë ende e fortë.
Zgjidhja
1-Nusja duhet të tolerojë ndërhyrjet e vjehrrës dhe të flasë me qetësi, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme.
2-Respekti dhe dashuria e ndërsjellë midis nuses dhe vjehrrës e bën burrin të lumtur dhe të qetë.
3-Le ta dijë gruaja se çelësi i zemrës dhe i dashurisë së burrit të saj rri fshehur në zemrën e nënës së tij. Ndaj, kush dëshiron ta zotërojë burrin e vet, le të mbërrijë në zemrën e nënës së tij.
4-Moslajmërimi i familjes për problemet dhe mosmarrëveshjet intime mes bashkëshortëve.
Problemi: Mosinteresimi i burrit për gruan e tij
Mosinteresimi i burrit për gruan e tij ndodh kur ai nuk i vlerëson dhe nuk i respekton ndjenjat e saj, por mendon vetëm të përmbushë dëshirat e veta dhe të realizojë vetveten.
Zgjidhja:
1-Burri duhet ta dijë se shpërfillja e gruas bie në kundërshtim me Islamin, sepse Profeti Muhamed (a.s.), ka thënë: “Secili prej jush është përgjegjës për njerëzit që ka nën kujdes”, prandaj ai duhet ta kuptojë këtë përgjegjësi të madhe që ka kundrejt gruas dhe familjes së tij.
2-Dialogu midis bashkëshortëve, shkëmbimi i mendimeve, besimi i ndërsjellë tek njëri-tjetri dhe ndarja e ndjenjave të përbashkëta largon shpërfilljen.
3-Gruaja duhet t’i flasë hapur burrit dhe të kuptojë shkaqet e neglizhencës së tij. Nëse nuk zgjidh gjë në këtë mënyrë duhet t’i drejtohet vetëm një specialisti, për t’u konsultuar.
4-Burri duhet ta konsiderojë gruan si shoqen e jetës së tij dhe jo thjesht për të plotësuar nevojat, për të mbajtur shtëpinë dhe fëmijët.Interesi kujdesi dëshira për të bashkëbiseduar nga ana e bashkëshortit, krijon tek ajo një ndjenjë stabiliteti, qetësi shpirtërore dhe kënaqësi.
Problemi: Konflikti se kush është më dominant
Me këtë konflikt nënkuptojmë, përpjekjet e secilit prej bashkëshortëve në këtë kohë, për të evidentuar veten dhe personalitetin e tij, duke cënuar tjetrin.
Zgjidhja:
Shumë nga bashkëshortët kujtojnë, se kanë të drejtën absolute për të vendosur dhe shohin se këtu shprehet fuqia e tyre. Ndërkohë, shumë gra mendojnë se administrimi i shtëpisë dhe edukimi i fëmijëve, duhet të jetë vetëm nën kontrollin e saj, dhe këtu shohin forcën e tyre. Ky mendim është i gabuar tek të dyja palët dhe mund të shkaktojë probleme pa fund. Disa nga zgjidhjet e kësaj situate po i japim si më poshtë:
1-Pjesëmarrja e përbashkët e bashkëshortëve në marrjen e vendimeve, ashtu siç ka vepruar i Dërguari i Allahut (a.s.) me gratë e veta dhe siç na urdhëron Allahu i madhëruar: “Këshillohu me ato për një çështje dhe, nëse vendos, mbështetju Allahut!”
2-Elasticiteti në marrëdhëniet midis bashkëshortëve, i cili është vela e bashkëveprimit. Pa elasticitet nuk do të ketë bashkëveprim.Pjesëmarrja e përbashkët i zgjidh çështjet dhe njëkohësisht e ruan familjen.
3-Me qëllim që ky konflikt të marrë nuance zbutëse, duhet që përgjegjësitë të ndahen midis bashkëshortëve me mirëkuptim. Kjo mund të ndikojë në bindjen e palës këmbëngulëse


Leave a Reply