
Kur erdhi për herë të parë tek Qendra Social Kulturore e Shoqatës “ Bijtë e Shqipes”, një vit më parë, Ai u prit me dashamirësi nga “të zotët e shtëpisë “( disa nga antarët e këshillit drejtues që ndodheshin aty ), ashtu sic bëhej edhe me të tjerë vizitorë në këtë godinë. I ftuar për një kafe në ambjentin e klubit të shoqatës , e njohëm më nga afër. Ishte Baftjar Qinami nga Bushtrica e Kukesit, prej disa vitesh me banim në Tiranë. Mbi 80 vjec, trup vogël e elegant, mjaft energjik në të folur, por mjaft I vëmendshëm në bisedë, të linte të kuptoje për një njeri që ka punuar në punë jo dosido. Dhe ashtu ishte : Kishte një jetë të tërë mesues I ciklit të ulët në vend lindje, dhe flet me pasion e nostalgji per ate lloj pune mjaft fisnike. Menjehere biseda hyn ne ato vite, ndersa Baftjari kujton vecanërisht vështërsitë e mëdha të nxenësve e mësuesve, sidomos ato klimaterike e ekonomike, që e kanë shoqëruar atë brez ( edhe të mëvonshmit ) gjatë gjithë jetës. Një orë e gjysëm rrugë në këmbë cdo ditë për të shkuar tek shkolla në Kalis e po aq për tu kthyer në shtëpi pas dite, që për 5-6 muaj ishte vetëm dëborë, fortunë e acar i madh. Kujtoj- thotë Ai-,nxenësit që merrnin nga një copë dru me vetë në mengjes për tu ngrohur gjatë ditës tek shkolla, por që deri sa të vinin aty përballeshin me të papriturat e motit te ashpër të aneve tona .Ne mësuesit duhej të shkonim me herët, të ndiznim sobën e të krijonim disi ngrohje për nxënësit. Ata ishin pak të veshur e pak të ngopur me ushqim. Por megjithë këto vështërsi, me një punë të madhe, plot passion e me dashurinë për dijen, arritëm të bënim jo pak. Sot kushtet kanë ndryshuar 100 përqind, edhe zoti nuk po con më dimra të gjatë e të egër si dikur. Por kur shikoj nxënësit e sotëm tek ndjekin shkollën, nuk jam i kënaqur, pasi ata kanë gjithcka u nevoitet e duhet të shkëlqejnë.
Vlashi Fili sekretar i shoqatës ndërhyn dhe i thotë: Kemi edhe këtu prindër qe sakrifikojnë kohë e mund , për tu mësuar fëmijëve të tyre gjuhën tonë të bukur shqipe. Janë shumë , por prindërit Lumni e Sahadete Shurdhiqi nga Kosova, bëjnë po aq rrugë dhe shpenzojnë po aq kohë sa Ju treguat për veten tuaj, për të sjellë tre fëmijt e tyre, Rinesen , Eronen dhe Fijonen, cdo te dielë në shkollën tonë shqipe, këtu në këtë godinë.
Po, kam dëgjuar për shkollën tuaj këtu, më ka treguar Zana, nusja e djalit, e cila po ashtu sjell nipin tim për të mësuar gjuhën tonë, së bashku me disa shoqe të tjera të saj, thote Baftjari. Kam dy djem ketu, Yllin dhe Afrimin, vazhdon të tregojë Ai, së bashku me familjet e tyre. Prej 4-5 vitesh vij cdo vit dhe i vizitoj për një a dy muaj, cmallem me ta; janë mirë e të kënaqur me jetën që bëjnë, por… shumë larg ky vend I bekuar.
U ndamë me mësuesin Baftjar, atë ditë , për tu takuar edhe shumë herë të tjera këtu tek “ Bijtë e Shqipes”. Ai u dashurua me shkollën “ Gjuha Jonë”, me punën që bëhet këtu. Hymni i flamurit tonë, kënduar nga nxënësit e shkollës cdo ditë përpara fillimit të mësimit, ishte një procedurë e zakonshme me të cilën edhe mysafiri ynë u familjarizua. Por dita më emocionuese për të ishte…..qershori 2014, kur u zhvillua edhe aktiviteti I mbylljes të vitit shkollor dhe shpërndarja e dëftesave për 50 nxënës që kishin frekuentuar shkollën shqipe.
Si gjithmonë në të tilla aktivitete, shoqata kishte bërë organizim të tillë që të sjellë atdheun afër pjesëmarrësve për një copë kohë. Vjershat e këngët për abetaren dhe shkronjat shqip, atdheun, nënën, natyrën e historinë shqiptare, të dalë nga goja e fëmijve me zërin e tyre si flladi pranveror, ishin megjithë mend prekëse për të gjithë. Por ajo cka e emocionoi më shumë mësuesin veteran Baftjar Qinami ( sigurisht edhe cdo njeri tjetër në sallë), ishte momenti kur cdo nxënës që thirrej për të marrë dëftesen, më parë kalonte para flamurit tone kombëtar, ulej në gjunjë para tij, e duke mbajtur me njërën dorë të njomë të tij një cep të flamurit dhe duke thënë “ Të falem o flamuri ynë ”, e puth atë dhe pastaj paraqitet për të marrë dëftesën, mjaft krenar e i gezuar. Emocionet vazhdojnë ; radha i vjen nxënësit Edvin Qinami. Zëri I z.Llazar Vero, përgjegjës për ecurinë e shkollës, fton Baftjarin ti dorëzoj dëftesën e shkollës nipit te tij. Momente të bukura e prekëse për gjyshin e nipin të cilët përqafohen me shumë mall. I pa përmbajtur nga gëzimi dhe me një krenari të moshës së tij , Ai thotë: “ Ju faleminderit shumë,…ju lumtë…ma kthyet jetën time edhe njëherë atje, në ato vite…, kënaqësi e madhe për mua…, në Tiranë ndoshta është harruar kjo, apo është kthyer në bisnes sic do gjë tjetër…”.
Me këngët e vallet e bukura shqip, me bisedat plot humor të prindërve e pjesmarrësve të tjerë, si dhe me servirjen e picave, ushqimit më të preferuar të fëmijve, në një atmospherë mjaft festive, u mbyll ky vit shkollor.
Por pushimet verore kalojnë shpejt dhe shkolla shqipe “ Gjuha Jonë”do te fillojë vitin e ri shkollor 2014-2015 me dt 8 shtator, dhe ne bankat e shkollës ulen 47 nxënës, me kushte më të mira se viti që kaloi. Të palodhura mësueset Rajmonda Bardhi, Irini Zenelaj, Kozare Doko dhe Adelina Ramizi, thuajse vullnetarisht në punë, kontribuan me shpirt e profesionalizëm, për t’ju dhënë sa më shumë njohuri të gjuhës, historisë e traditave shqiptare, nxënësve të tyre. Prindërit gjithashtu , të kënaqur që po kontribojnë për fëmijtë e kombin njëherësh, nuk ndjejnë lodhje as mërzi.
Edhe këtë pranverë , Baftjari për vizitë tek djemtë e tij ne Filadelfia, dhe përsëri tek shkolla shqipe “Gjuha Jonë”, ku gjen ambjent, mikpritje, muhabet e atdhedashuri si një vit më parë. U ktheva me dëshirë të madhe këtu dhe nga sot dua të jem anëtar i kësaj shoqate që punon me kaq zjarr e pasion, vullnetarisht, për mësimin e gjuhës shqipe tek femijtë e njerëzve tanë që kanë emigruar këtu, për ruajtjen e historisë e traditës shqiptare tek brezi i ri. Unë nuk kam mundësi të punoj me ju , por thjeshtë më jep kënaqësi dhe ndjehem shumë i lumtur të jem një emër midis shumë të tjerëve në listën e madhe të shoqatës tuaj. Dhe ashtu ndodhi. Së bashku me dy djemtë e tij, mësuesi veteran 82 vjecar Baftjar Qinami, është antari më i ri i shoqatës” Bijtë e Shqipes” në qytetin e Filadelfias.
Kështu shoqata po rritet cdo ditë, po ashtu edhe shkolla shqipe. Vetëm gjatë këtyre dy muajve numri i antareve u shtua me 30 më shumë, ndërsa numri i nxënësve që kaluan në bankat e kësaj shkolle gjatë 11 viteve që ajo është hapur, tashme është mbi 500 veta. Një pjesë e tyre po studjojnë në shkollat publike apo universitetet amerikane, deri tek ato me prestigjiozet, dhe mbetën shpresë e mbështetje e fuqishme jo vetëm e komunitetit shqiptar këtu, por për ardhmërine e kombit tonë gjithashtu.
Tajar Domi
Kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes”
Filadelfia, Qershor 2015


Leave a Reply