Kështu titullohej emisioni i pregatitur në Radio Projekt 21 ,nga drejtori i kësaj radio shqipe në Kopenhagën të Danimarkës, z. Havzi Sulejmani – xhaxhi, diten e dielë të datës 22 mars 2015 . Ky emision special i pregatitur me shume kujdes dhe me një qëllim të caktuar dhe posacërisht në ditën e Sulltan Nevruzit,festës së komunitetit Bektashi ,na la një shije të mirë edhe në bashkimin e shqiptarve pa dallime fetare ,gjë që më së miri e ka cituar i madhi Gjegj Fishta në thënien e tij : NE KEMI BAJRAM E PASHKË , POR SHQIPTARINË E KEMI BASHKË.
Kjo është për të kuptuar më së miri bashkimin e te gjithë shqiptarve pa dallim feje e ideje, ku në luftrat shekullore të gjithe kemi qënë një,por dhe në paqe dhe në festa të përbashkëta.
Ky virtyt kaq i mirë i shqiptarve ,duhet trasheguar edhe tek brezat e rinj,që tu tregojmë atyre se si kane jetuar bashkë ,muslimanë e kristinë ,sepse na ka bashkuar dhe na bashkon toka ,kombi ynë.
# # #
Ne të gjithë e dimë se cfarë ështe Mevludi dhe pse bëhet ai ,ndaj duke ditur rëndësinë e tij ,ndaj u mendua edhe nga drejtuesi që emisioni i ditës se dielë të titullohej “Mevlud”. Por një emision i tillë kishte të bënte edhe me një aspekt tjetër,duke qënë se ne , shqiptarët me shumicë dominuese të fesë muslimane dhe duke jetuar e punuar në këtë shtet Skandinav që ka patur probleme pas “karikaturave të Muhamedit” ,si dhe ngjarja e ditëve te fundit ku u vranë dy shtetas nga një i ri i besimit musliman ,që u quajtë terrorist nga organet kopetente. Ndaj për ti treguar opinionit danes dhe të rinjve shqiptarë, që janë në shoqëri me danez ,ku ata mund tu tregojnë më së miri shokëve dhe kolegve të tyre ,që ja cfarë bëjmë ne , emisione ku jemi bashkë si një gruasht i vetëm,muslimanë ,katolik e ortodoksë . Pra kjo tregon atë respekt e atë dashuri që shqiptarët kanë ndermjet tyre. Edhe pse janë munduar që kombin shqiptar ta ndajnë në copa ,ato nuk i kanë ndarë zemrat e tyre ,ato kanë jetuar dhe jetojnë të bashkuar ,SE SHQIPRINË E KEMI BASHKË . Këtë shprehje do ta dëgjosh tek cdo shqiptar që ka gjak e zemër shqiptari. Ky është bashkimi ,ky është kombi im . Ndaj ne jemi krenar kur themi : O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR. Kjo shprehje e dëgjon nga poli në pol ,nga cepi në cep. Nuk ke nevojë vetëm të hysh në internet dhe e zbulon këtë dashuri në zemrat e shqiptarve qe nga cepat më të largët të botes e deri në kryeqytet tona Tiranë – Prishtinë Shkup e Ulqin . Kjo na mban të lidhur fort në shqiptarët e trojeve etnike ,kemi një gjuhë kemi nje komb.
Ndaj themi që gjetja e z. Havzi Sulejmani – Xhaxhit ishte gjetje me vend dhe në kohën e duhur.
Kishte një javë që Xhaxhi u binte telefonave ,duke ftuar mysafirë të të gjithë relegjioneve dhe ja arriti këtë më së miri,duke u mbledhur në atë tavolinën e rrumbullaket,shokë e miq që kishin vite pa u parë,kuptohet jo për gje ,por nga angazhimet e tyre në punën e përditshme dhe pse jo dhe nga problemet që ndollin në familje shqiptare dhe takohen shqiptare në Dhomën e vogël ,por me zemer të madhe . I bashkon Xhaxhi të gjithë dhe në këtë ode te burrave ,asnjeri nuk ndjehet i huaj,por si në shtëpinë e vet.
A e keni dëgjur xhaxhin kur thote ,që kjo është radioja juaj ,ndaj urdhëroni njihuni me drejtuesit ,jepni idetë tuaja ,cdo gjë është e mundur ,tregoni dicka nga jeta juaj . Nëse keni një projekt ejani ta bëjmë së bashku, Ky është Radio Projekti ky është Xhaxhi ,zëri i së vërtetës ,zëri i shqiptarve në diasporë.
# # #
Të gjithë janë të interesuar që ky emision të shkojë mirë ,që nga Havziu – Xhaxhi ,por dhe nga të gjithë pjesëmarrsit e ftuar te asaj mbrëmje aq të bukur që nga të gjithë ne që morem pjesë do të mbesë gjatë në memorjen tonë.
Që herët Xhaxhi e përxjell titullin e emisionit të darkës dhe nëpërmjet eterit ai prezanton të ftuarit e mbrëmjes. Në cdo shtëpi përcillet lajmi . – Sonte në Projekt 21 ,një emison i vecantë . Kurioz të dinë më shumë dhe mesazhet që i vinë Xhxhit janë të pafundme. Xhaxhi rrinte në këmbë ,sa tek dera për ti pritur mýsafirët ,sa në mikrofon . Ndjehej tejet i gëzuar dhe ashtu ndjehet Ai gjithmonë ,kur studioja e tij mbushet me mysafirë. Ai gëzon se bashku me to. Tashmë detyrat janë të ndara dhe ushqimi është në tavolinë dhe të gjithë kanë kontribuar në atë mënyren e tyre ,dikush peshkun ,dikush pijet, të tjerë gatimin dhe tashmë vec servirja.
# # #
Kësaj mbrëmje të vecantë i jep shumë shije dhe bukuri edhe ardhja nga Suedia e mikut të madh të Projektit 21 , z. Shaban Osmani,njeriut të papërtuar, shqiptarit patriotë ku ai vazhdimisht është me valët e Radio Projektit 21 . Dhe shprehja ,apo dëshira e tij është, që shqiptarët duhet të jenë të lidhur së bashku ,ashtu sic është Ura e Oresundit .sepse po të jemi të gjithë së bashku do të bëjmë punë e vepra akoma më të mëdha për kombin e popullin tonë. Ai është tejet i gëzuar që takohet me miq e shokë,patriotë dhe bashkëqytetarë të tij . Por ai nuk është vetëm,me të kanë ardhur dhe shokë e miq të tij ,patrotë ,Nehati dhe vëllai i këngëtarit të madh shqiptar Ilir Shaqiri,Besimi. Ata janë të mirë pritur në odën e Xhaxhit ,në studion e Radio Projektit 21. Dhe sapo ato paraqiten në derë,syte e xhaxhit shkëlqejnë edhe pse jo pak lot madhi për shqiptaret , për mikun ,për shokun ,për respektin e tyre,që vinë të marrin pjesë në tubimet e organizimet tona përherë dhe me shumë deshirë edhe pse me kilometra larg ,ata janë të pranishëm.
Tashme oda e vogël me zemër të madhe ka shumë të ftuar. Po a mund te qëndrojë anash edhe Ambasadori i Maqedonisë,z. Naim Mehmeti. Patjetër që ai është gjithmonë i pranishëm në festat e gëzimet tona dhe nuk nguron asnjëherë ,sepse ai është djalë e nip i atyre burrave të mencur që i kanë dhënë kombit e atdheut gjithë njohurinë e dijeninë e tyre,ndaj dhe nipi dhe biri nuk mund të rrinë anash ,Ai është i pranishëm edhe në këtë mbrëmje . Ai është shumë i thjeshte dhe po aq i dashur ,njeri me një kulture të larte,nuk mund ta dallosh nga të pranishmit. Biles kur pata fatin ta njoh per here të parë e pata pak të veshtirë ,sepse ai ishte aq i thjeshtë dhe aq i komunikueshëm sa nuk mund ta dalloje se cili ishte ambasadori,apo te dukej se me të njihesh prej shumë e shumë vitesh. Njerëz të tillë i duhet kombit tonë dhe atdheut të shqiptarve,por edhe politikes së saj që keto kohët e fundit po rënkon nga mungesa e kudrove të aftë dhe të zotë tu dalin në kry punëve.
# # #
Dhe dollia ngrihet e ai që e con dollinë e parë është Xhaxhi ,që u uron mireseardhjen të gjithë të ftuarve dhe ju dëshiron një mbrëmje sa më të mirë së bashku. Dhe pastaj të gjithë së bashku i tokin gotat ,duke uruar që tja kalojnë një mbrëmje që të mbesë gjatë në kujtesën e të gjithve. Biseda të pafundme,në grup dhe njeri me tjetrin . Dikush ngrihet e hap pak dritaren. Mahiu qëndron në këmbë per tu shërbyer mysafirve ,që ata ta ndjejnë vehten mirë . Dhe kështu kalojnë minutat dhe orët pa kuptuar . Herë pas here Xhaxhi shkëputet ,duke ftuar mysafirët në mikrofonit e radios dhe pyetjet për të ftuarit janë nga më të ndryshmet ,biseda të lira,për jeten ,për pune, për angazhimet në shoqëri ,për fenë,për politikën,por dhe për përshtypjet dhe idenë e realizimit të ketij emisioni të quajtur “Mevlud”. Të gjithe bien në një mendim që është bërë një gjetje e jashtëzakontë e bukur dhe me shumë vend dhe në kohën e duhur.
Të gjithë të ftuarit e thonë fjalën e tyre ,që nga Shaban Osmani dhe të dy miqtë e tij të ardhur nga Suedia, por ashtu edhe të ftuar nga shoqata “Alba – Dansk” ,si dhe Murati ,Mahiu ,Dauti e te tjerë, që nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave të tyre ishin me Radio Projekt 21 ” në ditën e dielë të dates 22 mars.
# # #
Deri në orët e para të mëngjezit studioja ,apo më mirë ti themi Oda e vogël me zemër të madhe e Radio Projektit 21 ,gumzhinte nga zërat e mysafive në këtë radio. Të gjithë të gëzuar ,të qeshur dhe ashtu duke uruar që të jenë edhe herë të tjera së bashku u mbyll ky takim ,shumë mbresëlenës,por që do të kete dhe herë te tjera,sepse nga të pranishmit u hodhen edhe ide ,sesi mund të organizohen edhe në të ardhmen. Murat Rudi hodhi një ide si mund të bëhen në të ardhen organizime të tilla jo vetem në ambjetet e radios,por edhe duke marrë një lokal me qira ,me pak shpenzime,por ka rëndësi të mblidhemi e te kuvendojmë së bashku,sepse kemi nevojë të kuvendojmë shqip ,këtu në mërgim dhe të jemi me shumë bashkë,që të mendojmë tashmë për ardhmërinë tonë këtu në ketë shtet ku ne kemi vendosur të jetojmë. Ndaj nevojiten shumë organizime të tilla dhe të bëhen me shpesh dhe pse jo me tema të caktuara.
Secili dha ato mendimet dhe idete e tija në këtë takim dhe asnjë nuk qëndroi anash që do të kontribojnë që punët të bëhen edhe më mirë në të ardhmen.
Urojmë që edhe dëgjuesi te ketë mbetur i kënaqur nga bisedat tona ne mikrofon,por me shumë të ketë kuptuar mesazhin që kjo radio shqipe ka dashur të percjellë tek degjuesi i gjerë me anen e këtij emisioni dhe e ketyre të ftuarve ,në këtë ditë të vecantë të ditës së Sulltan Nevruzit.
Urojmë që takime të tilla të organizohet edhe në të ardhmen per te gjithe ,pa dallime fetare e partiake dhe krahinore.
Shkruar nga Luigj Shkodrani
Sekretar i shoqatës “Alba – Dansk”
Kopenhagën – Danimarkë
Mars 2015













Leave a Reply