
Te nderuar Antare te Shoqates “Alba – Dansk” !
Te nderuar simpatizante dhe te interesuar qe keni deshire te beheni pjese e shoqates !
Me daten 12 janar 2015 u organizuar mbledhja e pare per vitin 2015.
Ne kete mbledhje qe kryesohej nga Kryetari i shoqates z. Arben Hoxhaj ,u fol per arritjet e shoqates ne vitin 2014 dhe detyrat e njohjet e reja qe na presin ne vitin qe sapo hyme ,ne kete te 2015. Te gjitha detyrat per vitin 2014,jane realizuar dhe tejkaluar numri i aktiviteteve te organizuar. Viti 2014 ishte nje vit qe Shoqata u vleresua edhe nga Komuna e Kopenhages per arritje te larta ne aktivitet kulture ,me nje mirenjohje nga ana e saj. Kjo mirenjohje na ben ne me optimist per te ecur me perpara ne vitin 2015.
Vizita e Kryetarit te Shoqates “Alba – Dansk” ne shtetin e Maqedonise dhe takimet e tij me personalitete te jetes politike dhe te fushes se bisnesit dhe te pushtetit lokal ,beri qe shoqata te kete njohje edhe me te gjere ne trevat shqiptare. Kjo eshte nje arritje e punes se shoqates. Krahas bisedave te tjera ne takimet e Kryetarit te shoqates ne Maqedoni u bisedua ne keto takime dhe per binjakzime ne mes te qytetit te Tetoves me nje nga qytetet e Danimarkes ,qe do te realizohet gjate vitit 2015.
Nje nder pikat me delikate ne raportin e Kryetarit te shoqates “Alba – Dansk ” ishte dhe antarsimi i antarve te shoqates,qe ne vitin 2014 ,disa antare bene pagesen me vonese ,ndoshta per neglizhence mapo per harrese,ndaj u fokusua qe antaret qe ne fillimin e vitit duhet te kujtohen te paguajne detyrimet qe kane ndaj shoqate.
U theksua qe duhet te shtohet numri i anetarve te rinj dhe kjo eshte ne te mire te te gjithve,sepse bashkimi ben fuqine. Nese duam te organizohemi dhe te bejme gjera te mira per vete,per familjet tona ,per femijet qe po rriten ne emigracion,athere duhet qe ti afrohemi me shume Shoqates “Alba – Dansk”,sepse aty e gjejne veten te gjithe.
Gjate vitit 2014 i jane drejtuar shoqates nje numer i konsíderueshem shqiptaresh ,qe per arsye te ndryshme u kerkohej dokumentacion nga institucionet daneze nese ato jane te aktivizuar ne ndonje shoqate,por shoqata nuk mund te leshoje dokumentacione per ata qe nuk jane anetare,ose per ato qe duan te rregjistrohen ne shoqate athere kur u intereson atyre. Keto nuk jane lejuar dhe as qe do te tolerohen.
Ndaj ju bejme me dije se ka filluar pagesa e antarsise per te gjithe antaret pa perjashtim dhe per antare te rinj qe duan te behen pjese e shoqates “Alba – Dansk”.
Antaresimi
Cdo qytetar shqiptar dhe i huaj qe eshte dakort dhe respekton statusin e Alba-Dansk mund te behet anetar, duke paguar nje kuote antaresimi prej 200 DKK per familje dhe 500 Dkk per bizneset, te cilat kane mundesi te reklamojne bizneset e tyre nepermjet faqes sone te internetit.
Ne vijim gjeni te dhenat per llogarine bankare te shoqates, ku mund te paguani kontributin tuaj.
Nordea Bank
Reg.nr: 1345
Kontonr: 0713106518
Kontaktet tona mund ti beni nepermjet adreses sone ne faqen Alba – Dansk,ku gjindej adresa e e_mailit dhe numri i telefonit.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Me respekt
Sektori i finances i shoqates “Alba – Dansk”


Leave a Reply