
Edhe në sektori i shtypit dhe i gjithë grupi i gazetarve dhe bashkëpunëtorve të “Alba – Dansk” i bashkohet homazheve të unionit të gazetarve shqiptarë për kolegët franceze të vrarë nga terrorizmi sot në Paris . Njëkohsisht u shpehim ngushëllimet familjeve të tyre perhumbjen e me të dashurve të tyre. Ky akt i rëndë terrorist na ka indinjuar të gjithve në që merremi me punen e gazetarit,por ky rast na jep më shumë forcë dhe nuk mund të ndalë shtypin e lirë në asnjë moment edhe pse disa persona kërkojne që të mos lejojnë shtypin e lirë me anë të këtyre veprimeve makabër. Veprime të tilla nuk kanë të bëjnë me fenë muslimane. Terrorizmi ka vetëm një emër – Terrorizëm.
I perjetshem kujtimi i tyre !
Redaksia e “Alba – Dansk”
————————————————–
Unioni i gazetarëve Shqiptarë ka njoftuar mbajtjen e homazheve për ndër të kolegëve francezë të vrare nga terrorizmi sot në Paris. Homazhet zhvillohen sot në oren 20: 15, para Piramidës në Tiranë.“Unioni i Gazetareve Shqiptare fton gjithe gazetaret e vendit, perfaqesues te mediave dhe qytetare te Tiranes sot ne mbremje, ne oren 20.15.00 para Piramides ne shenje homazhi dhe solidariteti me gazetaret dhe stafin e “Charlie Hebdo” te ndezin nga nje qiri per koleget e vrare. Nje homazh dhe solidaritet i cili mbart dhimbjen tone ne flaken e qiririt te ndezur per shpirtrat e kolegeve dhe stafit te revistes francezes”,- thuhet në njoftimin e Unionit të gazetarëve Shqiptarë.

Koha Jone


Leave a Reply